[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Saim Tahiraj: Qosizmi përmes VV-së duan shkatërimin e LDK-së



 

Lufta politike në mesë të dy taborreve politike me ideologji të kundërta po ashpersohet dita-ditës. Taborri bolshevik i udhëhequr nga ideologu i tyre Qosja, ka aktivizue tër arsenalin e tyre propagandistik kundër LDK-së është duke i përdorur të gjitha mjetet propagandistike në luften përfundimtare për ta shkatrruar LDK-në,në stilin qëllimi e arsyeton mjetin.
Qosizmi përmes VV-së,më në krye komandantin e tyre Albinin, janë të vendosur me tepë se kurrë,se tani është momeni i fundit për ta realizuar ëndrren e tyre të kahmotshme, shkatrrimin definitiv te LDK-së. Mu për këte vjen edhe kushtrimi i ideologut të tyre Qosja, bini o burra,o sot o kurrë, ta fundosim përfundimisht Rugovizmin. Fatkeqsisht këtij kushtrimi i janë bashkuar edhe disa të ashtuquajtur Rugovist ,të cillët po ju bien tupanave monoton në korin e turpit të quajtur Qosizem. Po të jau shiqosh rrugtimin e këtyre alamet Rugovistave, pjesa dermuese e tyre kanë ndërruar nga ty,tri apo katër parti, andaj nuk e kanë problem te ndërrojn fëtyrat.Si ç’do here presin momentet e krizave për të nxjerrur koken nga strofulla e tyre dhe sulmojnë LDK-në ,gjëja në mbrojtje të Rugovizmit. Të gjithë ata që sot,në këtë kohë kurë kemi të hapur një front me ideologjin majtiste pro Lindje, përpiqen të fusin luften politike mbrenda LDK-së,janë argatet më të fuqishëm të Qosizmit dhe kundërshtarët më të mëdhenjë të Rugovizmit. LDK-së sot i duhet më tepër se kurrë uniteti i mbrendshëm.
Lufta e mbrendshëm politike duhet të lihet për më vonë,kur ti vie koha.Tani të gjithë të bashkuar duhet ta krijojmë një front të fuqishëm që ta mposhtim propaganden e kuqe te Qosizmit. Ju bëjë thirrje të gjitha degëve,nëndegëve dhe të gjithë anëtarsisë së LDK-së që të aktivizohen në demantimin e kësaj propagande të tmerrshme të VV-së

Menu Title