.
×

Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale



Botapress 11Janar-Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku është ftuar për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë. Gjatë vikendit ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për tu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tyre mbrojtës,  Arianit Koci.

Koci tha se Lushtaku dhe Mustafa gjatë vikendit do të udhëtojnë për Hagë, me fluturim të rregullt ndonëse për datën e intervistimin tha se ende nuk ka dijeni.