.
×

SBASHK: Mbyllja e shkollave në Kamenicë nuk sjell edukim cilësor për nxënësit



Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, është treguar e ashpër lidhur me vendimin e Kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati për të mbyllur disa shkolla të kësaj zone.

Shala tha se Kastrati me këtë vendim po i shkon përshtati Serbisë duke boshatisur zonat pranë pikave kufitare.

”Prindërit e tyre aspak nuk pajtohen me mbylljen e shkollave. Më mirë do të ishte që Kryetari i Kamenicës [Qëndron Kastrati] të bënte një plan strategjik për t’i mbajtur nxënësit aty sesa ta boshatiste. Vetëm tani ka dalur lista ku një numër i madh i mësimdhënësve kanë mbetur si tepricë teknologjike. Me këtë mbyllje të shkollave nuk pajtohen as nxënësit as mësimdhënësit e tyre. Me këtë mbyllje të shkollave nxënësit do ta kenë më të vështirë udhëtimin e me kilometra duke e njohur kushtet e asaj zone, ku më së përshtati do t’i shkonte Serbisë boshatisja e zonave”.

”Të gjithë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e Kamenicës janë kundër mbylljes së shkollave. Kryetari nuk ka mbajt Kuvend Komunal me qëllim të paraqitjes së kësaj ideje. Mbyllja e shkollave është në interes të një organizate joqeveritare që i sjell përfitime asaj. Mendoj që aty duhet të popullohet ajo trevë, e jo të mbyllet shkolla. Në momentin që mbyllet shkolla zbrazen ato fshatra dhe i lejohet Serbisë të futet në ato zona”.

Shala në Magazinën Zgjedhore akuzoi të parin e Kamenicës, se po e pamundëson cilësinë në arsim dhe se ai nuk pati asnjë të drejtë ligjore për të dhënë vendim për mbylljen e shkollave.

Ajo tha se Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati është ndikuar për mbylljen e shkollave nga një organizatë joqeveritare.

”Këtë regjim jeni duke e bërë edhe ju. Ju jeni ata që po ua mundësoni një gjë të tillë. Çfarë edukimi cilësor arrihet nëse këtyre nxënësve iu mbyllet shkolla. Dëshironi ta mbyllni një shkollë e cila ka 117 nxënës. Mos e ngrisni çështjen sikur mendoni për të mirën e mësimdhënësve. Dje e keni nxjerrë listën me 44 mësimdhënës që i keni lënë të papunë. Sa i përket buxhetit të ndarë të Kosovës, buxheti është i ndarë për të gjithë mësimdhënësit dhe për të gjithë qytetarët e Kamenicës. Shpresoj që Kryetari i komunës së Kamenicës nuk dëshiron t’i rris gjobat e trafikut, sepse ato duhet të zvogëlohen e jo të paguajnë për to mësimdhënësit”.

”Nuk mund të flas kryetari i Kamenicës të flasë për mësimdhënës kur nuk e ka asnjë orë të kryer si mësimdhënës. Nuk është e vërtetë që ka 25 klasë me nga një nxënës. Edhe në komunat tjera të Kosovës kemi shkolla që kemi edhe me pak nxënës, sesa shkolla e Kamenicës që ka 117 nxënës. Habitem me të si do të paraqitet para mësimdhënësve, që punojnë në ato treva. Trendi i rënies së numrit të nxënësve, tregon se ju si kryetar duhet të përgatitni një plan për t’i gjetur e jo për t’i mbyllur ato shkolla. Pse po i boshatis fshatrat?”

”Pagesën e mësimdhënësve nuk e bënë komuna por e bënë Qeveria. Pse një reformë e tillë është publikuar nga një organizatë joqeveritare? Kemi debatuar, e kemi lutur disa herë që mos ta ndërmerr një veprim të tillë le ta analizon në tërësi gjendjen, sepse nuk mund të eksperimentohet me nxënës. Kryetari Kastrati nuk ka pasur të drejtë ligjore për ta nxjerrë një vendim të tillë pa u konsultuar me Kuvendin Komunal të Kamenicës. Pse të mos vazhdohet të punohet me atë numër të nxënësve që kanë në ato shkolla për të cilat po përmenden të mbyllen e të cilat nuk do të mbyllen. Buxheti i Kosovës është i ndarë edhe për ata mësimdhënës e pse kryetari Qëndron Kastrati ta marrë një vendim të tillë i shtyr nga një organizatë joqeveritare”.