.
×

Selfie e LDK’së nga fshati i Rugovës



Botapress 16 Shtator – Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, bashkë me disa prej kandidatëve për deputetë, ka mbajtur tubim në Istog, komunë kjo që udhëhiqet nga LDK’ja.

Kandidatja për deputete, Doruntinë Maloku, ka njoftuar se gjatë vizitës në Istog, ishin edhe në fshatin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“T’fala nga Cerrca, zemra e Rugovës✌”, ka shkruar Maloku në Facebook.

Në fotografinë që Maloku ka publikuar në rrjetet sociale shihen edhe Osmani, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Besa Gaxherri, Vlora Dumoshi, Driton Selmanaj, Arben Gashi, Florian Dushi, Haxhi Avdyli, Armend Zemaj, Shkëmb Manaj, Muhamet Hamiti e Besart Dreshaj.

Kandidatët i ka shoqëruar kryetari i komunës së Istogut, Haki Demolli.