.
×

Serbia e papërgatitur, një aferë e madhe spiunazhi pritet ta “dridhë” vendin



Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video, në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) duke i dhënë ryshfet një agjenti serb, për të cilin pretendohet se është zyrtar i lartë.

Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari, si oficer rus i zbulimit, ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë qesen në makinën e parkuar.

Ndërkohë, autenticitetin e videos e ka vërtetuar edhe BIA serbe. Lajmi është konfirmuar nga televizioni serb RTS.

Presidenti serb Aleksandar Vuqiç raçprtohet se ka udhëzuar Agjencinë e Sigurisë Ushtarake të hetojë këtë çështje të mundshme spiunazhi në të cilën spiunët rus rekrutojnë agjentë serbë, njoftoi sot kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

“Unë fola me Presidentin, Aleksandar Vuçiq, ai i dha urdhër Agjencisë së Sigurisë Ushtarake që të hetojë rastin. Ne nuk i kemi ende të gjitha informacionet, nëse rezulton të jetë e vërtetë, atëherë do të jetë një çështje serioze dhe një problem për ne”, tha ndër të tjera Brnabiq.