[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Serbia merr kryesimin e OSBE-së



Serbia sot formalisht nga Zvicëra ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit të OSBE-së në Vjenë. Në kohën kur po ndodhë ky pranim-dorëzim i kryesisë ditëve të fundit nga faktori politik por edhe jopolitik shqiptar i Luginës është kërkuar vendosja e këtij misioni në Medvegjë.

Vendosja e misionit të OSBE-së në Medvegjë është kërkuar fillimisht nga zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës Florim Sahiti si dhe nga shoqata humanitare “Medvegja” nga Zvicëra pas sulmit të së hënës ndaj ushtruesit të detyrës së kryetarit të komunës. Në takimin konsultativ të mbajtur në sallën e Kuvendit komunal të marten me 13 janar, në të cilin ishin prezentë deputetët popullorë Riza Halimi, Shaip Kamberi si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musiu është dënuar dhuna, akti është cilësuar si sulm ndaj të gjithë shqiptarëve dhe është kërkuar që OSBE-ja të hapë një zyrë në Medvegjë me qëllim të garantimit të të drejtave dhe sigurisë për komunitetin shqiptar.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar nëpërmes një komunikate të lëshuar dje ka ftuar OSBE-në dhe të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë të monitorojnë situatën në Medvegjë, pasi sipas KKSh-së, këto raste përmbajnë premisën e eskalimit me ç`rast shqiptarët nuk do të rrinë duarkryqë.

Pas kërkesave të bëra nga organizatat politike dhe jopolitike shqiptare, një ekip i misionit të OSBE-së dje ka qëndruar në Medvegjë gjatë mbajtjes së vazhdimit të seancës së Kuvendit Komunal e cila ishte ndërprerë dhunshëm të hënën. Këtë radhë seanca ishte e suksesshme, kaloi pa incidente dhe rezultoi me zgjedhjen e strukturave udhëheqëse komunale.

Me rastin e marrjes së kryesimit të radhës të Këshillit të OSBE-së nga Serbia, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ndër të tjera deklaroi se prioritete do të jenë konfliktet në shumë vende, para së gjithash në Ukrainë, por edhe Ballkani perëndimor do të jetë temë e rëndësishme. Në filliim të vitit ai kishte deklaruar se kryesimi i OSBE-së nga Serbia është një dëshmi e fortë se Serbia është bërë një vend normal, duke shtuar se ky do të jetë rast që ajo të dëshmohet si partnere serioze politike. /mepress/

Menu Title