.
×

SH.K.A “Dardania” një ambasadore e denjë e popullit shqipëtar



Paraqitja e traditës dhe kulturës sonë me rastin e 50 vjetorit të migracionit në Kantonin e Zug-ut.

E shtunja e fundit në qytetin e bukur të Zug-ut në Zvicrën Alpike, ishte vërtet gjallëri,karshinjë moti shumë të mirë, bëri që festa e kombeve me rastin e 50 vjetorit të migrimit në Kantonin e Zug-ut, pikërisht në kryeqytetit e këtij kantoni në Zug, të ishte një fest kaq madhështore dhe kaq e organizuar mirë me të gjitha nacionalitet që kishin marrë pozicionet e vetame “stenda” dhe shatora, përtiprezentu kulturat e ndryshme nës humë forma, si mirgami, historit e saja dhe përshtypjet e të përjetuarëve, e në veqanti ushqimet tradicionale të të gjitha nacioneve që ishin mbledhë atë ditë të bukur me plot diellë, që të ngrohëte si të ishte pika e veres.

DIASPORA1

DIASPORA

 

 

 

 

 

 

Përpos shumë nacionaliteteve që ishin në ketë festë të madhe, natyrisht ishin edhe shqipëtarët me organizimet e tyre, me ushqime tradicionale, si flija, pite të llojeve të ndryshme, mandej ëmbëlsira të ndryshme, dhe aty këtu edhe pijetona, si kafe, qaj e pije freskuese, natyrisht krejt kjo me zbukurime të “stendës”dhe çadrës ku ishin pozicionua me flamuj kombëtardhe të Kosovës, për tu dallua si gjithë të tjerat kombe.

DIASPORA 3

DIASPORA

 

 

 

 

 

 

 

Tani si që na tha edhe Muharrem Sinani, përgjegjës për këtë fest të qytetit,për komunitetin shqipëtar, pregaditjet kishin fillua kaherë dhe sot implemetoheshin qëllimet e prezentimit dhe motivi i kësaj feste me gjitha këto nacione.

Ai mes të tjerash për ta freskua edhe mës humë këtë paraqitje të komunitetit shqipëtar kishte ftua SH.K.A “DARDANIA” ngaWinterthuri për një program enkas për këtë fest, me këngë dhe valle të të gjitha trevave tona kombëtare.

4

 

 

 

 

 

Kështu edhe ishte përshtypja e zotit Sinani pas përfundimit të pjesë programore dhe prezentimit të shoqërisëmemë të vegjëlit e tyre, qënë të vërtet lanë një paqyrë shumë mbresëlenëse parapublikut të perzier dhe sidomos parazviceranëve, me çka edhe tekzotri Sinani vërehej njëgëzim i paparë, sepse ju kishte realizua dëshira për tu përfaqësua ashtu si duhet, dhe anëtarët e kësaj shoqërije dhanë atë që kërkohej në këto raste, duke e njofte dhe më parë seriozitetin dhe artin e kësaj shoqërije, thandër të tjera z. Sinani, “unë jamë shumë i kënaqur me paraqitjen e tyre sot, në mesin e kaq shumë të pranishëmëve”.

Kjo mburrje dhe ky gëzim bëri që edhe të shpërblehen fëmijët vallëtar me nga një pije freskuese dhe ushqime tradicionale, bile bilee dhe ëmbëlsirat, si më të preferuarat për fëmijë, vërehej një gëzime dhe i fëmijëve për respektin që po tregonte edhe udhëheqësi i këtij organizimi nga ana e shqipëtarëve.

5

 

 

 

 

 

Në mesin e shumë shqipëtarëve që kishin ardhë me marr pjesë në këtë festishte edhe gazetari i diasporës dhe Ambasadori i paqës z. Dashnim Hebibi që po merrte foto me aparatin e vet, vetëm e vëtëm ta përmblidhëte çdo lëvizje dhe moment interesant për gazetën dhe portalin Dialog Plus, përtaplasue të nesërmen në gazetën e vet ku edhe punon për momentin, me çka edhe te ai vërehej një mburrje se po prezentoheshim vërtet denjësisht përmes valleve dhe këngëve tona autoktone, me brezin më të ri të shoqërisë Dardania nga Winterthuri, që tashmë ka hyrë në vitin e 20 të veprimtarisë së saj.

Natyrisht se pranë tij si gjithënjë ishte edhe Dr. Llukman Halili, publicist i devotëshëm dhe njohës i gazetarisë pas kaq shumë viteve të veprimtarisë të tij në mërgim, edhe më tutje përcjellë nga afër aktivitete të tilla, duke e vlerësua edhe punën e çdo aktiviteti ai mes tjerash lavdroj këtë shoqëri, duke e rangu si një ndër shoqërit më aktive dhe më komplete në diaspor, e cila falë njerëzëve të devotshëm si kryetari i kësaj shoqërije me gjithëstafin e tij, ka arrit që të mbaj frymën kombëtare tash e 20 vite me radhë.

Natyrisht se mediat i kanë dhënë mjaft publicitet kësaj feste dhe pjesëmarrjes sëshoqërisë kulturore dhe artistike “Dardania” në ketë paraqitje si; Albinfo, Dialog Plus, RTK live, rrjetet sociale e shumë e shumëfaqetjera të internetit.

Duke e parërëndësin e kësaj feste, kryetari i shoqërisë z. ShefqetCakolli,tha se; edhe pse pas disa javë pushimeveverore, ju përvesh punës vetëm e vetëm të prezentohemi sa më mirë, dhe të lëmë njëpërshtypje tek të pranishmit, dhe kjo u arrit natyrisht duke falenderua edhe prindërit që po ndihmojnë në shumë aspekte për një rezulatat të tillë, sepse thotë kryetari; pa ndihmën e prindërëve do ta kishim edhe më të vështirë punëndhe rezultatin.

Kryetari i kësaj shoqërije kishte paraparë një program të larmishëm, prej 20-30 minutave, me anëtarët më të vegjël të kësaj shoqërije, me vallen hyrëse, mesurla e tupana, mandej vallen e bjeshkës, vallen e barijëve që ishin koreografi të veta, mandej me vallen e dasmës kosovareetj, u treguan para publikut shumë të mrekullueshëm, ku edhe shpesh duartrokisnin në mes të valleve nga prezentimi i fëmijëve kaq të vegjël me një koreografi dhe art të përkryer për moshën që kishin.

6

 

 

 

 

Edhe ai ndihej i lumtur dhe krenar që po i shkonin punët mirë, natyrisht e duke i qenë mirë njohëse dhe koreografes Albulena Kqiku – Cakolli e cila punon me këta fëmij tash e 8 vite në cilësin e koreografes, dhe kësaj here kishte shkua në Kosovë, përpak punë.

Atypran z. Cakolli si gjithënjë i rrin edhe nënkryetari Mehmet Sermaxhaj i cili nuk kursen as kohë e mund për tu arrit e gjithë ky sukses, që po tregohet përmes kësaj shoqërije që më tash ka bërë emër, jo vetëm në trojet tona por edhe te Zviceranët, duke u prezentua edhe nëmjetet elektronike si SRF1, SRF2, Info Sat, TeleTopetje.

Nuk munguan as falenderimet dhe përgëzimet e organizatorëve, sidomos të stafit të komunës, me çka dhanë prononcimet e tyre shumë pozitive për punën që po bënë kjo shoqëri, në mesin e tyre ishte edhe zonjë që fliste edhe shqip me kryetarin duke e falenderu për pjesëmarrje dhe duke vlerësu angazhimin e këtyre fëmijëve.

Sa për përfundim mund të themi se kjo shoqëri dhe këta fëmij qe prezentuan ditën e shtune me rastin e 50 vjetorit të migracionin në Kantonin e Zug-ut janë një pasqyrë dhe ambasador më të mirë për kombin tonë, sidomos para zviceranëve. Sh.C