[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shala: Kurti ia ktheu borxhin Rashiqit për pakot e kontrabanduara nga Serbia



Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, njëherit anëtar i kryesisë së kësaj partie, Haxhi Shala, ka reaguar lidhur me emërimin e Nenad Rashiq, në postin e drejtorit për komunitete pranë zyrës së kryeministrit në detyrë.

Shala tha, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, se “Albin Kurti sot ia ktheu borxhin Nenad Rashiqit. Siç e kemi thënë që nga fillimi se ankesa e Rashiqit për kontrabandimin e pakove të ardhura nga Serbia në zgjedhjet e fundit është pazar i ndyrë i VV-së me Rashiqin”.

“Sot, Albini ia ktheu borxhin duke e emëruar drejtor për komunitete pranë zyrës së kryeministrit. Maskat tashmë janë shqyer e bërë copa-copa”, është shprehur Shala.

Menu Title