[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shatri: 460 milionë euro të buxhetit për qeveritarët



Themelimi i shumë ministrive, agjencive, përzierja e kompetencave, ngarkesa e administratës me njerëz të panevojshëm janë barrë e rëndë për buxhetin e varfër të Kosovës, ka thënë ish-ministri i Financave, Haki Shatri, shkruan sot Koha Ditore.

Duke mos dashur t’ia zbulojë emrin, Shatri ka përmendur një ish-zyrtar qeveritar të ketë shpenzuar për një udhëtim pesëditor në Londër hiç më pak se 25 mijë euro.

“Ka pasur raste ekstreme të shpenzimeve në mënyrë të pakontrolluar të parasë publike nga qeverisja e kaluar. Po e marr një shembull që ka ndodhur në vitin 2010. Një ministër që ka udhëtuar në Londër për 5 ditë i ka harxhuar 25 mijë euro”, ka thënë ish-ministri i Financave, Haki Shatri

Në një intervistë për “Kohën Ditore” Shatri ka deklaruar se më shqetësuese për nga vëllimi është performanca e shpenzimeve të parasë publike.

Kurse vendimin e Qeverisë që të kursejë 14.5 milionë euro për vitin 2015, zyrtari i AAK-së e ka quajtur një veprim kozmetik.

Menu Title