.
×

SHBA ndihmon restaurimin e Kalasë së Prizrenit



Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Cultural Heritage Without Borders (CHWB) dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës, sot do të nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit për restaurimin e Kalasë së Prizrenit.

Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministri Memli Krasniqi, Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, drejtori i CHWB-së, Sali Shoshi dhe drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha në Kalanë e Prizrenit.

Me këtë memorandum, Ambasada Amerikane në Prishtinë do të ndajë 700 mijë dollarë për restaurimin e Kalasë.

Fondi i Ambasadorëve të SHBA-ve për Ruajtjen e Kulturës (AFCP) përkrahë ruajtjen e lokacioneve dhe objekteve kulturore dhe format e shprehjes tradicionale kulturore në më se 100 shtete në zhvillim në tërë botën. Projektet e mëparshme të AFCP-së në Kosovë përfshijnë restaurimin e Kalasë së Vushtrrisë, Muzeut Etnografik të Gjakovës, dhe Muzeut të Kosovës në Prishtinë.