.
×

SHBA-të, 700 mijë euro për restaurimin e Kalasë së Prizrenit



Nesër në Kalanë e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Cultural Heritage Without Borders (CHWB) dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për restaurimin e Kalasë së Prizrenit.

Me këtë memorandum, Ambasada Amerikane në Prishtinë do të ndajë 700 mijë dollarë për restaurimin e Kalasë.

Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministri Memli Krasniqi, ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, drejtori i CHWB-së, Sali Shoshi, si dhe drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha.