[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shërohet 1 pacient në Kosovë nga Covid-19, numri i të shëruarve shkon në 24



Botapress 6 Prill – 20 raste të reja janë konfirmuar që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke shkuar kështu numri i të infektuarvë në 165.“Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy (2 ) me vendbanim në Malishevë, një (1) me vendbanim në Bllace-Suharekë, një (1) me vendbanim në Drenas dhe një (1) me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri sa në këtë njoftim gjithashtu bëhet e ditur se një person është shëruar nga COVID19.

”Sot më 06.04.2020, është i shëruar edhe (1) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e katër (24)”.Ndryshe, nga data 08.02.2020 deri me 06.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.093 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 165 raste me 3 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Menu Title