.
×

Shikoni se si këshilltari i Presidentit i jepte urdhra gazetarëve të RTK’së për t’i bërë pyetje Thaçit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, muajve të fundit thuajse çdo ditë ka mbajtur konferenca për media.

Gjatë paraqitjeve të tij ka pasur edhe pyetje nga gazetarët e mediave të Kosovës. Por, jo të gjitha pyetjet ndaj presidentit janë bërë nga vetë gazetarët-ato po dalin të kenë qenë edhe te porositura.

Gazetari Nebih Maxhuni, që deri para disa ditë ka punuar në RTK ka vendosur që t’i bëj publike disa komunikime që ka pasur ai me kryeredaktorin e mediumit Publik, Ridvan Berishen.

Maxhuni në një postim në Facebook ka bërë publike mesazhe që janë shkëmbyer mes këshilltarit të Presidentit, Adil Behramaj dhe kryeteradtorit të RTK’së.