.
×

Shiu u dha fund ditëve të nxehta të verës



Sot si duket i ardhi fundi vapën afrikane, e cila ka mbizotëruar në vendin tone gjatë korrikut dhe gjysmës së gushtit. Për ndryshimin e temperaturave kishte paralajmëruar edhe eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

“Vendi është në ndikimin e fushës së lartë të shtypjes atmosferike e cila në ditët në vijim nuk do të jetë e qëndrueshme. Duke filluar nga e mërkura do të ketë përkeqësim të motit i cili do të përcillet me reshje shiu dhe deri në fund të javës temperatura do të zbresë për 10 gradë celsius”, ka thënë Tahirsylaj të hënën.

“Do të ketë shkarkime atmosferike dhe vende vende ka mundësi që të ketë edhe breshër. Meqenëse Kosova nuk ka sistem të mbrojtjes kundër breshrit dhe reve, është në mëshirën e perëndisë. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes dhe stuhi të furishme që më të theksuarat do të jenë në rrafshin e Dukagjinit”, kishte thënë Sylë Tahirsylaj.