.
×

Shkarkimi i Besim Beqajt, reagon edhe kryeministri Haradinaj



Botapress 20 Qershor – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar sot kërkesën për dorëheqje nga ministri në largim i Inovacionit, Besim Beqaj, i cili u lirua nga detyra dje sipas një vendimi të Partisë Demokratike të Kosovës.

Beqaj ofroi sot dorëheqjen pasi një ditë më parë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njoftoi vendimin për largimin nga pozitat publike të të gjithë zyrtarëve të partisë për të cilët ka aktakuza të ngritura.

E, kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Beqajn për bashkëpunimin.

“Pranova sot, kërkesën për dorëheqje nga Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe pas kërkesës së tij, duke e falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, vazhduam me procedurat administrative duke e liruar nga detyra e Ministrit”, deklaroi Haradinaj.

“Në respektim të marrëveshjeve politike, Qeveria e koalicionit të gjerë, do të vazhdojë t’i kryej detyrat qeverisëse ndaj qytetarëve të vendit, pa dallim”, u shpreh kryeministri.