.
×

Shkatërrohet treni i kujtesës “Bllaca 99”, Suma i quan qytetarët të pandershëm që e bënë këtë akt



Treni i vendosur në Bllacë, në kujtim të 20-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, është shkatërruar në masë të madhe. Policia është duke hetuar rastin, mirëpo ende nuk i ka identifikuar dëmtuesit e trenit. Institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë plan se si ta ruajnë trenin nga shkatërrimi.

Përveç vendosjes së kamerave të sigurisë, në zyrën e kryeministrit thonë se nuk kanë buxhet për asgjë tjetër.Kryetari i Komunës së Hani Elezit, Rufki Suma ka thënë se nuk ka mundësi ta ruaj e as të bëj ndonjë investim.Suma tha se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm dhe të ndershëm, përndryshe nuk do të kishte ndodhur një akt i tillë.

“Nuk ka mbetur Qeveria e Kosovës pa 20, 30 apo 50 mijë euro të mos realizoj të paktën sigurimin e këtij treni sepse nuk kemi qytetarët e vetëdijshëm, sepse po të kishim qytetar të vetëdijshëm dhe të ndershëm nuk do kishte nevojë me pas roje fizike e kamerë, por duke parë se çfarë ka ndodh detyrimisht duhet të kemi siguri më të madhe”, tha Suma.Jahja Lluka nga Qeveria e Kosovës e ka quajtur këtë akt vandalizëm dhe të organizuar.“Policia dhe Prokuroria e kanë marrë përsipër, kur të japin ata vlerësimin e tij unë mendoj se është e organizuar dhe është vandalizëm dikush duhet të marr përsipër këtë akt”, thanë nga policia.