[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shkencëtarët: Tualetet publike, ndër vendet më të rrezikshme për ta marrë virusin



Botapress 15 Gusht – Shkencëtarët që janë të angazhuar për ta këshilluar qeverinë britanike kanë thënë se sëmundja Covid-19 do të përhapet më shumë gjatë dimrit dhe tualetet publike janë ndër vendet më të rrezikshme ku njerëzit mund të infektohen.

Ekspertët paralajmëruan se tualetet publike mund të jenë të stërngarkuara dhe mund ta mbajnë virusin në shumë sipërfaqe të ftohta, shkruan Daily Mail.

Sipas ekspertëve, rrezik paraqet edhe përhapja e virusit përmes fekaleve dhe urinës, por nevojiten më shumë hulumtime për ta dëshmuar këtë.

Përpos këtij paralajmërimi, ekspertët publikuan edhe këshilla të tjera për qeverinë, përfshirë testimin e dyfishtë të personave që kthehen nga pushimet – një herë në aeroport dhe një herë shtatë ditë më vonë.

Ekspertët gjithashtu thanë se personat e infektuar me virusin HIV janë 63 për qind më të rrezikuar që të vdesin nga Covid-19 28 ditë pas infektimit me virusin e ri.

Arsyeja pse ekspertët besojnë që virusi do të përhapet më shumë gjatë dimrit është sasia më e vogël e rrezeve të diellit, lagështisë dhe temperaturave të larta, të cilat besojnë se e shkatërrojnë virusin.

Menu Title