[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shkon në mbi 1.2 milion numri global i të infektuarve me Covid 19



 

Botapress, 5 Prill – Sipas të dhënatë të Universitetit “Johns Hopkins”, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në nbi 1 milion e 203 mijë persona, kurse mbi 64 mijë e 700 njerëz kanë vdekur.
Në vendin e parë për më së shumti persona të infektuar vazhdojnë të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 312 mijë të prekur. Ato kanë më shumë raste sesa shteti i dytë dhe shteti i tretë së bashku. Spanja është në vendin e dytë me mbi 126 mijë të infektuar, ndërsa Italia e dyta me mbi 124 mijë.
Sa i përket numrit të viktimave, Italia vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me mbi 15 mijë të vdekur, kurse në vendin e dytë është Spanja me gati 12 mijë viktima. Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e tretë me mbi 8500 të vdekur, transmeton Gazeta Express.
Për fat të mirë, shifra të larta janë shënuar edhe sa u përket personave të shëruar. Në mbarë botën, nga koronavirusi janë shëruar 247 mijë njerëz të infektuar. Më së shumti raste të tilla janë shënuar në Kinë – mbi 77 mijë. Në vendin e dytë ndodhet Spanja me 34 mijë persona të shëruar dhe në të tretin Gjermania me më shumë se 26 mijë njerëz të shëruar nga virusi.
Lajmi i mirë është se Spanja dhe Italia – dy vendet me më së shumti viktima – kanë shënuar rënie të numrit të vdekjeve të reja në ditët e fundit, duke ngjallur shpresë për përmirësim të situatës së rëndë.

Menu Title