.
×

“Shkova 98 kg!” Beyonce tregon për herë të parë problemet e shtatzënisë dhe si u dobësua



Për Beyoncen shtatzënia e saj me binjakët Sir dhe Rumi ndryshoi, jo vetëm trupin e saj, por edhe planet për festivalin e “Coachella”-s në 2017-n.

Ajo tregon se shtatzënia e saj ishte e papritur, për më tepër fakti që ishin binjakë ishte akoma më surprizues për të dhe Jay Z.

“Ajo shtatzëni nuk ishte e lehtë. Trupi im kaloi më shumë gjëra sesa do të kisha menduar se mund të përballonte. Isha 98 kg ditën që linda. Kisha një shtatzëni shumë të vështirë. E kisha shumë të lartë presionin e gjakut. Në mitër zemra e një prej foshnjave të mia ndaloi disa herë dhe më futën menjëherë në operacion”, kujton Beyonce.

Këngëtarja e famshme ka zbuluar vështirësitë e shtatzënisë në dokumentarin “Homecoming”, ndërsa tregoi dhe dietën strikte që ndoqi për t’u dukur e përsosur në skenën e “Coachella”-s.

“Në mënyrë që t’i arrija qëllimet e mia, e limitova veten në një dietë pa bukë, pa karbohidrate, pa sheqer, pa mish, pa peshk e pa alkool… isha e uritur. Nuk ishte si dikur që mund të bëja prova deri në 15 orë në ditë. Vetëm që të kuptoja si të balancoja jetën e të qenit nënë e një 6-vjecareje dhe binjakëve, duhej shumë punë. Tani kam fëmijë, kam bashkëshort, duhet të kujdesem për trupin tim”, tha këngëtarja.