[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shoferit kosovar ia dëmtojnë veturën: Veprimi i një prindi habit të gjithë



Një qytetar kosovar ka publikuar një letër ku ishte njoftuar se vetura e tij është goditur nga një fëmijë dhe këtë letër pikërisht e ka shkruar babai i fëmijës. Pas këtij veprimi shoferi i dëmtuar ka thënë se nuk ka asnjë obligim ndaj tij dhe se veprimi që e ka bërë me letër e ka bërë të ndjehet mirë atë.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ një shofer ka publikuar një letër që i kishte lënë prindi i një fëmije.

”Ta ka prek kerrin djali në branik (pjesa e përparme e veturës). Lajmërohu”, shkruhet në letër ku duket se personi që e ka shkruar letrën, e ka vendosur edhe numrin e telefonit, por që është fshehur nga i dëmtuari.

Në postimin e tij në ‘Marakli t’kerreve’, shoferi i dëmtuar thotë se nuk ka asnjë obligim ndaj tij dhe se është ndjerë mirë pas këtij veprimi.

”Besoj që ka edhe e di që ka shqiptar të mirë. Faleminderit veç që je kujtuar mirë marakli. Më shumë jam ndjerë mirë me gjestin tënd, se keq me dëmtimin e kerrit. Çka ke pas obligim e ke kryer. Shumë faleminderit edhe njëherë prej teje”, shkruan në postimin e tij shoferi i dëmtuar.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur diku në Prishtinë, pasi që dy personat e implikuar në këtë rast janë nga kryeqyteti.

Më poshtë postimi i plotë në ‘Marakli t’kerreve’.

Menu Title