.
×

Shokuese: Federata Shqiptare e Futbollit e bën Kosovën pjesë të Serbisë



Federata Shqiptare e Futbollit e bëri një gabim të madh në Asamblenë e Përgjithshme, i cili u vërejt vetëm më vonë.

Në takimin e Asamblesë së FSHF-së u bënë disa ndryshime dhe të gjithë të pranishmëve iu shpërnda një bllok me agjendën për gjithçka që do të ndodhë këtë vit.

Pikërisht ky bllok i FSHF-së e kapi vëmendjen e mediave pasi që në hartën që tregohet aty, Kosova shfaqet si pjesë e territorit të Kosovës. Ky gabim besohet të ketë qenë vetëm një lëshim teknik.