.
×

Shpend Maxhuni s’dëshiron të bëhet diplomat, ka kërkuar të kthehet në polici



Ish- Shefi i AKI’s, Shpend Maxhuni nuk dëshiron të marr ndonjv post tjetër, ai do të kthehet përsëri në Polici. Pas dorëheqjes së befasishme nga pozita e shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni po kërkon përsëri strehë në Policinë e Kosovës, institucion ky që e udhëhoqi për vite me radhë, deri në skandalin me gylenistët, kur edhe u shpërblye me pozitë në Agjencinë për Inteligjencë.

Kjo u bë e ditur në një përgjigje për Express nga policia e Kosovës, ku shkruhet se Maxhuni iu është drejtuar PK-së me një kërkesë për rikthim në punë në këtë institucion.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës ka pranuar kërkesë nga z.Shpend Maxhuni për rikthim në Policinë e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Megjithatë, nga policia nuk kanë dhënë tutje detaje se për çfarë kërkese bëhet fjalë si dhe nëse është shqyrtuar e njejta. Maxhuni në anën tjetër ka qenë i pa qasshëm gjatë mëngjesit së sotëm.

Shpend Maxhuni dorëzoi dorëheqjen te kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj me datë 6 nëntor, derisa një ditë më vonë Haradinaj tha se kjo dorëheqje kishte ardhur si pasojë e shkaqeve shëndetësore.

Në anën tjetër, është raportuar se dorëheqja e tij lidhet me ftesën nga Gjykata Speciale, derisa, për Maxhunin u raportua se mund të shkojë edhe si konsull në Izmir.

Nga MPJ kanë konfirmuar se janë në procedurë të hapjes së konsullatës në këtë vend.