[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpërblehen bizneset që kanë investuar në Efiçiencë të energjisë‏



Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim ka shpërblyer tri biznese dhe tre individë që kanë investuar në efiçiencë të energjisë në kuadër të projektit KoSEP, të përkrahur nga Bashkimi Evropian dhe qeveria Norvegjeze në njëceremoni, në Prishtinë.

Prodhuesi i radiatorëve dhe kalldajave efiçente Jugoterm, përpunuesi i mishit Apetit dhe kompania bujqësore IliriD, kanë marrë shpërblimet për investimet më të mira në sektorin e biznesit për investimet e tyre.

Ndërsa në sektorin e investimeve në ndërtesa banimi projektet më të mira janë shpallur ato të Sali Cacaj, Fadil Hoxha dhe Gjylba Debogaj të cilët i kanë kthyer shtëpitë e tyre në ndërtesa efiçiente.

Projekti KoSEP ka ndihmuar dhënien e mbi 5 milionë euro kredive dhe mbi 600 mijë euro grante, qeë kanë rezultuar me kursimin e mbi 8000 MGëh të energjisë elektrike në vjet. Kreditë në kuadër të projektit të cilat janë përkrahur me grant prej deri 20 për qind të shumës së kredisë janë disbursuar nga TEB, AFK dhe KRK. Projekti do të vazhdojë deri në mar të vitit të ardhshëm.

EBRD ka lansuar projektin e vet KoSEP, në tetor të vitit 2013, si përgjegje ndaj kërkesave në rritje të financimit të efiçiencës së energjisë. Fondi prej 12 milionëve u huazon Institucioneve Partnere Financiare, të cilat pastaj japin kredi per individë dhe biznese. Këto kredi përkrahen edhe nga donatorët EU dhe Qeveria Norvegjeze.

Më shumë të dhëna për Projektin 

Kredi: Mbi 5 milionë euro, prej të cilave 3.3 milionë në sektorin e biznesit, 

Grante: 684 mijë euro 

Shkurtimi i emetimit të CO2:  4,467 tonë

Kursimi i energjisë:  8734 mega wat orë në vit 

Photo: Christoph Stock, shperndane shperblimin per projektin me te mire ne biznes, per kompanine Apetiti.

 

Menu Title