.
×

Shpërthehet bankomati në Klinë



Botapress 4 Dhjetor – Mëngjesin e sotëm disa persona të maskuar e me mjet shpërthyes ia kanë mësyrë një banke në Klinë me qëllim që ta grabisin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të së mërkurës.

“Rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm, në qendër të Klinës , disa persona të maskuar  me  mjete shpërthyes kanë demoluar bankomatin e një banke”, thuhet në njoftimin e organeve të hetuesisë.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitet relevante policore janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e tyre.