.
×

Shpërthen ish-ushtarja e UÇK-së: Drenasi i ka borxh dëshmores Luljeta Shala



Kanë qenë bashkë në luftë. Kanë qenë bashkë ushtare të UÇK se. Por njëra sot është mërgimtare në Itali, Leonora Buçinca  e tjera dëshmore e Lirisë. Por ato i ka harruar  vendlindja, atdheu por jo  njëra-tjetren, shkruan Botapress.info

Leonora  Buçinca ish-luftëtare e UÇK së ka shpëethyer përmes një postimi ne Facebook duke e parë harresën që Drenasi po i bën dëshmores Luljeta Shalës.

Ja postimi I Buçincës në Facebook:

Pse mos t’i punohet edhe Luljeta Shalës një permendore në Drenas?

Është ushtarja e vetme që ështē vrarë duke bartë armatim, në zonēn kufitare Kosovē- Shqipēri.

Pse nuk po i vlersoni heroinat po aq sa heronjët?

Sikur t’ishte motër e ndonjërit nga ”pushtetarē”, Lulja, a thua, unë, do të ishte e nevojshme t’u drejtohem më këtē kērkesë të gjitha institucioneve të Kosovës, sot!?

Ne foto: Selvetja, Florentina, Makfirja, Melihati,Lulja, Mexhidja, Shqipja, Shefkija, Leonora.

1998 – Gryka e Llapushnikut.