[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shpërthimi në Bejrut lë pa shtëpi 300 mijë njerëz



Shpërthimi masiv që ndodhi në Bejrut pasditen e së martës la të vdekur së paku 100 njerëz, 4 mijë të të lënduar dhe mbi 300 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpi.Kryetari i Bejrutit Marwan Abboud, shpërthimet i krahason shpërthimin në Bejrut me atë të Hiroshima dhe Nagasaki.

“Mendoj se janë rreth 250.000 deri në 300.000 njerëz që tanimë janë pa shtëpi dhe vlerësimet e dëmëve arrijnë shifren rreth 5 miliard euro” transmeton Agjencia e lajmeve “France-Press”, përcjell Klan Kosova.

I pari i kryeqytetit libanez shtoi se nuk kishte pare kurrë shkatërrim të kësaj shkalle.“Në jetën time, kurrë nuk kam parë shkatërrim të kësaj shkalle, kjo ngjanë me atë se çka ka ndodhur në Japoni, Hiroshima dhe Nagasaki”, transmeton CNN

Menu Title