[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Shqiptarët në Hagë e mbështesin Thaçin: Nuk kemi hero për të sakrifikuar



Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Hagë dhe në diasporë janë mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara, ku me pankarta në duar kanë shprehur protestën e tyre kundër Gjykatës Speciale.

Në disa prej pankartave që mbanin në duar shiheshin mesazhe si: “Nuk kemi hero për të sakrifikuar!”, “Ku është drejtësia për 20 mijë gra të dhunuara nga regjimi serb?”, “Ku është drejtësia për mbi 13 shqiptarë civilë të vrarë?”,

“Hashimi nuk është thjesht një emër, është simbol i një epoke të ndritur!”, “Çka do t’iu themi ne fëmijëve të personave të zhdukur nga regjimi i Millosheviqit?”, etj.

Presidenti Thaçi pritet që intervistimin e tij para prokurorëve të Gjykatës Speciale ta fillojë nga ora 13:00.

 

Menu Title