.
×

Shtatë ankesa në Gjykatën Supreme, 72 orë për të vendosur



Momentalisht në Gjykatën Supreme janë adresuar shtatë ankesa që kanë të bëjnë zgjedhjet e 6 tetorit. Gjykata Supreme pritet të vendos edhe për ankesat e 3 deputetëve të VV dhe për votat e ardhura nga Serbia.

Nisma Social Demokrate doli në konferencë për, në momentin kur PZAP e aprovoj ankesën e tyre. Ky subjekt politik thanë se me anulimin e votave të ardhura nga Serbia, tashmë kanë fituar 6 mandate. Por, një gjë e tillë ende nuk është krejt e sigurt.

Kjo pasi që tre kandidat për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme rreth kësaj çështje. E në lidhje me këto ankesa ende nuk ka vendosur Gjykata Supreme.

Nga ky organ i drejtësisë, kanë bërë me dije se pos anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ankesa janë pranuar edhe nga anëtar të tjerë të partive politike.

“Deri më tani kemi pranuar 7 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Një nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), një nga deputetët e Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), një nga deputetë të Partisë Liberale të Ashkalinjëve (PLA), tri nga deputet e Lëvizja Vetvendosje-së (LVV), nje nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) dhe një nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) (të gjitha këto janë ankesa individuale të deputetëve)”, ka thënë Vullnet Sokoli.

Vullnet Sokoli pos kësaj  thekoi se këto ankesa  do të shqyrtohen nga Kolegji dhe vendosen brenda afatit ligjor prej 72 orësh nga koha e deponimit të tyre në Gjykatën Supreme.

E vendimin e Gjykatës Supreme po e presin edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Ndërsa sa I përket vendimit tjetër PZAP për largimin nga rez ten je pjese te fletëvotimeve nga Serbia ne tashme e dimë se ka ankesa  ne supreme, por ne duhet te presim vendimmarrjen e këtij institucioni ne mënyre qe te procedojmë tutje”, ka thënë Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Varësisht se a do të pranohen apo do të refuzohen ankesat rreth votave të ardhura nga Serbia, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas vendimit të Gjykatës Supreme këto vota do ti përfshijë apo do ti heq nga rezultati përfundimtar.