.
×

Si ia mori Nisma e Fatmir Limajt 50 anëtarë Vetëvendosjes së Kurtit?



 

Botapress, 21 Maj – Nismës Socialdemokrate dega në Vushtrri i janë bashkuar mbi 50 anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mesin e tyre është edhe Fidan Klinaku, aktivist i dalluar nga partia e Kurtit.
Me ketë rast, partia e Fatmir Limaj ka themeluar dy nëndegë të reja në fshatin Bukosh dhe Bivolak.

Kryetari i degës së Nismës në Vushtrri, Abdullah Vojvoda i uroi mirëseardhje të aderuarve nga VV. Ai u zotua se anëtaret e ri do ta kenë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre.

Edhe ministri dhe anëtari i Kryesisë së Nismës, Skender Reçica falënderoi anëtaret e VV-së që kanë zgjedhë Nismën për të vazhduar aktivitetin e tyre politik. Reçica tha se çdo ditë e më shumë njerëzit po e përqafojnë konceptin e Nismës.

E Fidan Klinaku tha se kanë zgjedhur Nismën për shumë arsye. Tha se Nisma po jep shembull se si qeveriset si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Ai u zotua se bashkë më anëtarët tjerë të cilët aderuan gjithë kontributin do ta japin në përkrahje të vizionit të Nismës.

Partia e Fatmir Limajt kohëve të fundit ka njoftuar për aderime anekënd vendit. Poashtu, kjo parti është edhe në kohën e mbajtjeve të Kuvendeve të Punës.
Në këtë takim prezent ishin edhe zv/ministri Faton Thaçi, dhe anëtarët e Kryesisë Demir Lima e Xhevdet Smakiqi.