[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Si në filma: Grabitet një person në Prishtinë, mbahet në banesë për ditë të tëra



 

Një rast i pazakontë ka ndodhur më datë 13 shtator në Prishtinë. një person është rrëmbyer duke u mbajtur pengë për ditë të tëra në një banesë në Prishtinë. Policia ka arritur që t’i dalë në gjurmë këtij rasti. Rreth orës 22:00, njësitet policore arrijnë që ta lokalizojnë viktimën si dhe të dyshuarin.

Gjatë kontrollit nga Policia me urdhër të prokurorisë te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR.

Ky është njoftimi i plotë i policisë së Kosovës:

Lagjja Dardani, Prishtinë 13.09.2020 – 22:00. Pas raportimit të rastit dhe ndermarrjes se masave operativo-hetimore nga Policia e Kosovës, konkretisht hetimet rajonale të Prishtinës, me datë 19.09.2020, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë kishte rrëmbyer dhe grabitur viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit nga Policia me urdhër të prokurorisë te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR (të bashkanigjura gjeni fotot e disa dëshmive-armëve, në këtë rast). Me vendim të prokurorit, janë inicuar veprat penale sipas kodit penal të RKS-së, ndersa i dyshuari është dërguar në mbajtjepër proceduar të mëtejme.

 

Menu Title