[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sindikata e RTK-se takon kryeministrin Kurti



Kryesia e Sindikatës së Pavarur tw RTK-së në përbërje të kryetarit Fadil B.Hoxha, nënkryetares Albana Murseli dhe anëtares së kryesisë Fiorda Domi, janë takuar sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti.
Sindikalistët konsideruan si të domosdoshme që në këtë kohë të pandemisë globale, institucionet e vendit të bashkëpunojnë ngushtë me njëra tjetrën, në mënyrë që këtë situatë ta kalojmë me sa më pak pasoja.
Përfaqësuesit sindikal deklaruan se RTK ka resurse të mjaftueshme profesionale e teknike të cilat megjithë situatën e jashtëzakonshme , duhet të shfrytëzohen në interes të informimit sa më objektiv të qytetarëve.
Sindikalistët kërkuan nga kryeministri Kurti, që mekanizmat ligjorë të cilat funksionojnë në kuadër të Qeverisë, konkretisht Inspektorati i Punës, të jetë më shumë se kurrë në mbrojtje të ligjit të punës dhe të drejtave të punëtorëve të cilat po shkelen nga punëdhënësit edhe në këtë kohë të pandemisë.
Sindikalistët u shprehen të vetëdijshëm për pushtetet e ndara të ekzekutivit dhe të medieve, por megjithatë sipas tyre të punësuarit në medie para se të jenë gazetarë apo kameramanë, ata janë punëtorë dhe ndaj tyre duhet të respektohet ligji i punës.

Menu Title