[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Situata me COVID 19 në Kosovë: 657 të vdekur, 1 mijë e 695 raste aktive



 

Momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 695 raste aktive me COVID 19. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në njoftimin e fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan)”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

71 TË SHËRUAR DHE 130 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Mardi 20 octobre 2020

Menu Title