[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skandali “Xhamajka” – Paralajmërohet shkarkimi i Vlora Çitakut nga Glauk Konjufca



Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, po shprehet i sigurtë që ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca do ta shkarkojë ambasadoren Vlora Çitaku, pas skandalit për “njohjen” e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dugolli thotë se kjo huqje i vuri në lajthitje të gjithë krerët institucional.“Jam shumë i sigurtë se Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, z. Glauk Konjufca, do merr masat e duhura, shkarkimin e menjëhershëm të ambasadores Çitaku. Kjo huqje e madhe, ku i vuri në lajthitje të gjithë krerët institucional, nuk duhet të tolerohet”, ka shkruar Dugolli.

Menu Title