[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skandaloze: Lajçak i “infektuar” Covid 19 takoi liderët e Kosovës! Ai infektoi ata?



Botapress  17 Tetor – Miroslav Lajçak për tre ditë sa qendroi në Kosovë, ka pasur 25 takime me përfaqësues institucionalë, politikë, fetarë e ambasadorë të huaj. Por një ditë para se të vijë në Prishtinë, diplomati sllovak ka zhvilluar një mbledhje me ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së përfshirë edhe atë të Austrisë i cili sot rezultoi pozitiv me koronavirus.

Emisari Special i BE-së Miroslav Lajçak së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme, Josep Borell kanë pasur të hënën një takim me ministrat e Jashtëm të BE’së. Në këtë takim pjesëmarrës ka qenë edhe kryediplomati austriak Alexander Schallenberg i cili sot ka dalë pozitiv për koronavirus.Të nesërmen, Lajçak arriti në Kosovë ku u takua fillimisht me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Lajçak ka vazhduar më pas ditën e dytë të vizitës me takime me presidentin Thaçi, liderin e VV’së, Albin Kurti, kryetarin e PDK’së, Veseli dhe të tjeë liderë subjektesh.Ai gjithashtu ka takuar shefin e BE-së në Prishtinë, ambasadorë të huaj e përfaqësues fetarë.Pas Kosovës, Lajçak ka vazhduar rrugën për në Serbi ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ende nuk dihet nëse Lajcak ka pasur kontakt të afërt me Schallenberg dhe nëse do të izolohet deri në bërjen e një testi.

Menu Title