.
×

Skandaloze: Në listen e 99 grave të suksesshme mungojnë: Majlinda Kelmendi, Vjosa Osmani, Vlora Citaku, Flaka Surroi dhe Aferdita Saraçini



Newborni mori pamje tjetër, me fotot e grave më të suksesshme të Kosovës. Por, për cudinë e të gjithëve, jashtë kësaj liste mbesin figurat më kontributdhënëse të grave në Kosovë.

Aktivistja për të drejtat e grave në Kosovë, Zana Avdiu ka numëruar gratë të cilat mungojnë në këtë listë, që sipas saj do të duhej të ishin në rendet e para.

Avdiu gjithashtu ka kritikuar futjen në një listë të Vasfijes me “aktiviste që sillen kafeve” sic i quan ajo, është tejet skandaloze.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e saj të plotë në facebook:

Nga Zana Avdiu: Ne listen e shoqeve mungon Majlinda Kelmendi

Ndryshimi i pamjes se NEWBORN-it me 99 fytyra te grave qe kane kontribu, eshte nje nga iniciativat me te mira. Por, krijimi i listave nga shoqet mes veti, ne nje nga kafet e Prishtines eshte turp dhe skandaloz.

Ta fusesh ne nje liste Vasfijen me kinse aktiviste, qe puna e tyre eshte me u sjelle kafeve, eshte skandal, eshte devalvim i madh i punes se saj. Eshte poshtrim per figuren e Vasfijes!

Ta fusesh Vasfijen ne nje rend me “aktivistet” te cilat iu nenshtrohen te dashurve te tyre, te cilat vajzat e reja i pengojne ne punesim duke thene se ato jane vetem per sex dhe jo pune, eshte kulmi i skandalit.

Ta besh nje liste per grate me me ndikim, dhe qe e kane ndryshu perceptimin mbi gruan e te mos jete: Gjeneralja e pare grua Irfete Spahiu, eshte turp dhe skandaloze. A ka figure qe e ndryshon me shume perceptimin per gruan, sesa nje gjenerale?

Ne nje vend ku listohen grate qe e kane ndryshuar perceptimin dhe gjendjen e gruas ne Kosove, qe e perfaqeson te suksesshmen e ti mos i fusesh Flaka Surroin dhe Aferdita Sarçainin, eshte tejet skandaloze dhe e turpshme. Dy mediat ma te medha ne Kosove qe 20 vjet, jane te udhehequra nga dy gra. Cka duhet me ba tjeter qe me hy ne kete liste? Me te suksesshme po te bejka me nejte kafeve te Prishtines, sesa me i pase dy mediat me te medha ne vend? Qesharake!

Te mos e permendesh Fahrije Hotin, e cila e ka ringjalle nje fshat (Krushen), me nje kontribut te jatezakonshem per grate, eshte tejet skandaloze.

Ta besh nje liste te grave te suksesshme, e te mos ta permendesh Vlora Citakun, eshte tejet qesharake. Pervec qe e ka ndryshu perceptimin se te jesh i/e suksseshme ne polike, mund te mos jesh as i vjeter as burre. Kosova nuk ka pas asnjehere perfaqesim me te mire ne OKB sesa tani, me Vloren.

Pastaj, te lihet jashte gazetarja qe ka marre cmim nga Shtepia e Bardhe per luften e lirise se medias dhe guxim, Arbana Xharra.. eshte poashtu skandaloze.

Ne nje liste te grave te suksesshme te mos jete aty gruaja me e votuara ne Kosove, deputetja Vjosa Osmani, eshte qesharake, skandaloze, e neveritshme, e turpshme.

Jane edhe shume gra te tjera, si Emine Bakalli, Edi Shukriu, Drita Gunga, Doruntina Sylejmani, Albulena Haxhiu, Besa Shahini, Vjosa Dobruna, Shukrije Gashi, Eli Krasniqi, Arilena Shala, Besa Luzha e shume e shume te tjera, dhe te futen ne ate liste do figura ultra te lodhta, dhe pa asnje kontribut, te cilat nuk kane mundur ta ndryshojne as familjen e tyre, as shoqerine e tyre te ngushte, sa eshte qesharake eshte edhe skandaloze.

Dhe perfund, ajo e cila nuk e ndryshoi vetem perceptimin per gruan ne Kosove, por e ndryshoi edhe imazhin e Kosves ne bote, Majlinda Kelmendi, mbetet jashte kesaj liste. A mund ta imagjinoni kete?

Kjo liste qe eshte publiku (duke i perjashtu nje numer shume te vogel),eshte me me çu uje ne mulli ta armikut (patriatkaleve), qe thone se nuk ka gra ne sferen publike, sepse ato jane te paafta.