[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skandaloze: Ramush Haradinaj, privatizoi rreth 200 hektarë tokë për 3.52 euro arin (Dokument)



Botapress, 17 Tetor- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po e synon hapur postin për president të Kosovës, zotëron një “çiflig” mjaft të madh. Por, ky “çiflig” nuk është i trashëguar, por i blerë nga shteti, shkruan lajmi.net.

Sipas raporteve të publikuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ai në vitin 2012 ka privatizuar rreth 200 hektarë tokë bujqësore, ose saktë 1, 988, 670.00 ari. Këtë tokë ai e kishte blerë për vetëm 75 mijë euro, ose 3 euro e 52 centë një ari.

Toka ishte blerë nga vetë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas raportit të AKP-së, toka gjendet në Izniq të Deçanit. Toka ka qenë e Ndërmarrjes shoqërore “Prodhimtaria bimore “Izniq””. Emri i ndërmarrjes së re është “Plantacioni i vishnjave dhe lajthive”.

Kategoria e asetit është: tokë bujqësore, ndërsa mënyra e shitjes ka qenë me spin off i rregullt. Sipërfaqja e tokës në metra katror është: 1, 988, 670.00. Por, sipas raportit të AKP-së, çmimi i shitjes ka qenë 70 mijë euro, dhe kontrata është lidhur me datë 21 mars 2010. Çmimi për njësi, ose për një ari ka qenë 3 euro e 52 cent, ndërsa çmimi për një hektar ka qenë 351 euro e 99 cent.

Toka e privatizuar figuron edhe në deklarimin e pasurisë që ish-kryeministri Haradinaj, që e ka deklaruar në vitin 2019, në cilësinë e kryeministrit. Deklarimi i pasurisë së Haradinajt ka kundërthënie me raportin e shitjeve të AKP-së. P.sh, në deklarim të pasurisë Haradinaj ka shkruar se toka është blerë në vitin 2009, ndërsa në raportin e AKP-së thuhet se ajo është shitur në vitin 2010. Në deklarimin e pasurisë shkruan se toka është blerë për 75 mijë euro, ndërsa në raportin e AKP-së shkruan se ajo është shitur për 75 mijë euro. Në raportin e pasurisë shkuan se janë 200 hektarë, në raportin e AKP-së shkuan se janë 1, 988, 670.00 ari.

Ditëve të fundit është bërë temë debati se si një ari tokë, në të kaluarën ishte shitur për 1 euro ari. Ditë më parë edhe ish-kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha, gjatë raportimit të tij para Komisionit hetimor të privatizimit të Kuvendit të Kosovës, kishte thënë se ka pasur raste kur 1 ari tokë ishte shitur për vetëm 1 euro.

Ai kishte thënë atë ditë se kur ka shkuar në AKP ka gjetur raste të shitjes se tokave me çmime qesharake. Rexha ka përmendur një rast kur 50 hektarë ishin shitur për 5 mijë euro, pra 1 euro ari. “50 hektarë janë shitur për 5 mijë euro. Kam votu kundër, kam marrë vota që me e ndalë këtë shitje. Ka pasur edhe këso raste. Nuk kam pranu me nënshkru me këso kushte”, kishte thënë Rexha para komisionit hetimor parlamentar, i cili është inicuar me iniciativë të PDK-së. /Lajmi.net/

Menu Title