[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skandaloze: Sipas teksteve shkollore të Republikës së Kosovës, Kosova ende ëstë nën administrim të UNMIK-ut



 

Vazhdojnë skandalet me tekstet shkollore të Republikës së Kosovës. Një i tillë është edhe në Librin e Sociologjisë për klasat e 12-të.

 

Në këtë libër shkruan se si Kosova ende qenka nën administrimin e UNMIK-ut, edhe pse Kosova e ka shpallur pavarësinë që gati 10 vjet.

 

“… Kosova është në një proces kompleks të transformimeve politike, ekonomike dhe kulturore. Vendi ynë është vënë nën Administratën e Përkohshme Ndërkombëtare me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 10 qershor 1999”, shkruan në Sociologjinë e klasës 12-të.

 

Po ashtu, aty shkruan se si në Kosovë institucionet vendore veprojnë në pajtim me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme.

 

E Kosova, që 9 vjet e më shumë funksion me Kushtetutën e Republikës së saj, sepse me shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008 ka pushuar së funksionuari Korniza Kushtetuese e UNMIK-ut, si dhe institucionet tjera që i kishte themeluar administrata ndërkombëtare.

 

Në këtë tekst po ashtu flitet edhe për Përfaqsuesin Special të OKB-së bë Kosovë, i cili, thuhet aty, ka kompetenca të rezervuara (të pakontestueshme). Ka kohë që kanë marrë fund kompetencat e kryeadministratorit të Kosovës.

Menu Title