.
×

Skandaloze:Deputetja Donika Kadaj Bujupi asgjëson material arkivor të Agjencisë Kundërkorrupsion të Kosovës (Dokumente)



 

 

Botapress, 14 Shkurt – Sipas Ligjit Nr.04/L-050 (neni 1), të gjithë zyrtarët e lartë publik detyrohen të deklarojnë dhe të japin informacione në detaje (neni 5) për prejardhjen e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), ndërkaq ky agjencion është përgjegjës për ta kontrolluar deklarimin dhe prejardhjen e saj. Mirëpo një gjë e tillë duket se nuk është marrë parasysh nga AKK-ja kur bëhet fjalë për deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Donika Kadaj Bujupi. Formulari i deklarimit të pasurisë së saj për vitin 2011 mungon në këtë agjencion, ndërsa një gjë e tillë përbën shkelje të pikës 1 të nenit 16 të ligjit të lartcekur, sipas të cilit AKK është e obliguar që në formë elektronike të bëjë publike formularin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Siç mund të shihet në faqen zyrtare të AKK-së, në Aktvendimet e Gjykatave për mosdeklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, nuk figuron emri i Donika Kadja-Bujupit.

Një penalizim i tillë, me shumë gjasë, nuk është bërë nga agjencia për faktin se zyrtarja deputete ka qenë në rregull me letrat e deklarimit të pasurisë për vitin 2011. Mirëpo më pas formulari i deklarimit të pasurisë është zhdukur, por jo edhe gjurmët. Emri i deklarueses së bashku me linkun (http://ëëë.akk- ks.org/declaration/2011/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Donika_Kadaj-Bujupi.pdf) kanë mbetur por jo edhe formulari.

Për t’iu shmangur sanksionimit me burgim prej tre deri në tetë (3-8) vjet, ashtu siç është paraparë me pikat 1-3 të nenit 313 të këtij kodi penal, zyrtarja e lart publike, asokohe ish-deputete e AAK-së, dyshohet se ka ndërhyrë (ose ka shtyrë zyrtarë të tjerë) në arkivin e AKK-së dhe të paktën dy institucioneve të tjera, për të zhdukur një pjesë të dëshmisë që e kishte deklaruar dhe nënshkruar me dorën e saj.

Për këtë veprim duhet të deklarohen zyrtarët e AKK-së, ndërkaq Prokuroria e Shtetit ka për detyrë ligjore të hetoj dhe të hap procedurë gjyqësore ndaj zonjës në fjalë dhe agjencionit ku është bërë manipulimi.

Sipas nenit 416 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Nr.04/L-082), asgjësimi apo fshehja e materialeve arkivore sanksionohet me burgim deri në tre (3) vjet. Ndërsa sipas pikës dy (2) të nenit 434, të po këtij kodi, zyrtari i cili asgjëson, fsheh apo dëmton dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare dënohet deri më pesë (5) vjet burgim.

Ndërkaq, sipas nenit 397 të këtij kodi, zyrtarët, kushdo qofshin ata, që e kanë bërë të pashfrytëzueshëm dokumentin-regjistrin penalizohen me burgim deri në pese (5) vjet.

Po ashtu sipas nenit 33 të kodit në fjalë, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), penalizohet dhe është përgjegjëse për ndihmë në bashkëkryerje të veprës penale, dënimi i së cilës përcaktohet nga gjykata për zyrtarin, respektivisht zyrtarët bashkëveprues në veprën penale.

Të rikujtojmë se AKK ka kompetencë të mbikëqyrë pasuritë e zyrtarëve të lartë publikë, sipas pikës 1.6 të nenit 5 të ligjit 03/L-159, të miratuar në mandatin e tretë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

/a.b/

 

Skandaloze:Deputetja Donika Kadaj Bujupi asgjëson material arkivor të Agjencisë Kundërkorrupsion të Kosovës (Dokumente)

 

 

Sipas Ligjit Nr.04/L-050 (neni 1), të gjithë zyrtarët e lartë publik detyrohen të deklarojnë dhe të japin informacione në detaje (neni 5) për prejardhjen e pasurisë së tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK), ndërkaq ky agjencion është përgjegjës për ta kontrolluar deklarimin dhe prejardhjen e saj. Mirëpo një gjë e tillë duket se nuk është marrë parasysh nga AKK-ja kur bëhet fjalë për deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Donika Kadaj Bujupi. Formulari i deklarimit të pasurisë së saj për vitin 2011 mungon në këtë agjencion, ndërsa një gjë e tillë përbën shkelje të pikës 1 të nenit 16 të ligjit të lartcekur, sipas të cilit AKK është e obliguar që në formë elektronike të bëjë publike formularin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Siç mund të shihet në faqen zyrtare të AKK-së, në Aktvendimet e Gjykatave për mosdeklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, nuk figuron emri i Donika Kadja-Bujupit.

Një penalizim i tillë, me shumë gjasë, nuk është bërë nga agjencia për faktin se zyrtarja deputete ka qenë në rregull me letrat e deklarimit të pasurisë për vitin 2011. Mirëpo më pas formulari i deklarimit të pasurisë është zhdukur, por jo edhe gjurmët. Emri i deklarueses së bashku me linkun (http://ëëë.akk- ks.org/declaration/2011/Kuvendi_i_Republikes_se_Kosoves/Donika_Kadaj-Bujupi.pdf) kanë mbetur por jo edhe formulari.

Për t’iu shmangur sanksionimit me burgim prej tre deri në tetë (3-8) vjet, ashtu siç është paraparë me pikat 1-3 të nenit 313 të këtij kodi penal, zyrtarja e lart publike, asokohe ish-deputete e AAK-së, dyshohet se ka ndërhyrë (ose ka shtyrë zyrtarë të tjerë) në arkivin e AKK-së dhe të paktën dy institucioneve të tjera, për të zhdukur një pjesë të dëshmisë që e kishte deklaruar dhe nënshkruar me dorën e saj.

Për këtë veprim duhet të deklarohen zyrtarët e AKK-së, ndërkaq Prokuroria e Shtetit ka për detyrë ligjore të hetoj dhe të hap procedurë gjyqësore ndaj zonjës në fjalë dhe agjencionit ku është bërë manipulimi.

Sipas nenit 416 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Nr.04/L-082), asgjësimi apo fshehja e materialeve arkivore sanksionohet me burgim deri në tre (3) vjet. Ndërsa sipas pikës dy (2) të nenit 434, të po këtij kodi, zyrtari i cili asgjëson, fsheh apo dëmton dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare dënohet deri më pesë (5) vjet burgim.

Ndërkaq, sipas nenit 397 të këtij kodi, zyrtarët, kushdo qofshin ata, që e kanë bërë të pashfrytëzueshëm dokumentin-regjistrin penalizohen me burgim deri në pese (5) vjet.

 

Po ashtu sipas nenit 33 të kodit në fjalë, Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), penalizohet dhe është përgjegjëse për ndihmë në bashkëkryerje të veprës penale, dënimi i së cilës përcaktohet nga gjykata për zyrtarin, respektivisht zyrtarët bashkëveprues në veprën penale.

Të rikujtojmë se AKK ka kompetencë të mbikëqyrë pasuritë e zyrtarëve të lartë publikë, sipas pikës 1.6 të nenit 5 të ligjit 03/L-159, të miratuar në mandatin e tretë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

/a.b/

 

 

Shikoni formularet çifte të 4 deputetëve të ndryshëm!

Shikojeni dallimin e dukshem qe kane formularet e vitit 2017 me ata te vitit 2011 dhe gjykoni cili prej 4 ketyre deputeteve te zgjedhur me short e ka formularin e njejte per te dyja vitet!

Cfare domethenie ka kjo?

Pse vetem formulari i Donikes eshte i njejte?

A do te thotë kjo se zoja deputete e plotesoi formularin e vitit 2011 me daten 13.02.2018, duke e marre per kopje dhe moster formularin e fundit?

A don te thote kjo se formulari i vitit 2011 eshte zhdukur, dhe ky ishte krimi i pare?!

A do te thote kjo se Donika arriti ta rivendose formularin 7 vite me vone, duke nderhyre ne arkiv, dhe ky eshte krimi i dyte, akoma me i rende se i pari?

Kush e ndihmoi zyrtaren e larte te beje kesi lloj manipulimesh duke nderhyre ne arkivat e institucionit ne pakontestueshmerine e te cilit thirremi ne te gjithe?