[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Skender Berisha: Partitë politike para qytetarëve servojnë më shumë Nostalgji se sa Programe Zhvillimore​



​Është bërë trend brenda partive politike në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që para qytetarëve të servohet një tip i nostalgjisë, që prek ndjenjat e një pjese të qytetarëve të moshës së mesme dhe asaj të tretë.​

Dihet qartë se motivi për të jetuar dhe ngritur mirëqenien e jetës kërkon një shtytje nga brenda vetë qenies njerëzore, dhe target i asaj pike të ndjeshme për t’u atakuar është bërë nga disa politikanë duke mos lënë anash edhe subjektet politike në vendin tonë por edhe në Shqipëri.​

​Një nga mënyrat që një njeri t’a bësh të marrë një vendim apo veprim add hoc është rikujtimi apo ngjallja e ndjenjës së mirë që ka kaluar në ndonjë pjesë të jetës së tij, duke e futur atë të lojën tënde pa e kuptuar qëllimin.​

​Nostalgjia për një jetë të kaluar, për një sfidë, një veprim, mbrëmje të këndshme familjare apo edhe më gjerë, takime me personalitete nga më të ndryshmet, udhëtimet, varfëria e përgjithshme e pjesës dërmuese të qytetarëve, vizitat më të shpeshta mes familjarëve, ecja e gjatë për një arsye apo tjetër si mungesë e transportit, takimet me shokë e shoqe të niveleve të ndryshme të shkollës e kështu me radhë deri te pjesa e fundit e dy decenieve të kaluara që qytetarët kanë kaluar nëpër shumë sfida, që disa i kanë vërejtur e disa nuk e kanë pasur as idenë se qfarë po ndodhë në politikat e ndyta të servuara nga shumë politikanë të padenjë, duke i rikujtuar ngjarje nga e kaluara se: (si ishte dhe qfarë kishin bërë, si i kishin thënë, si e kishin kaluar një ditë apo kohë më të gjatë e shumë të tjera si këto), ishin dhe do të jenë pjesë e përdorimit së qeljes së temave politike, duke i rënë rreth e përqark qëllimit ku synohet, duke mashtruar dhe hutuar qytetarët për të mbajtur veten e tyre në pozitat ku janë.​

​Duke përdorë në vazhdimësi nostalgjinë vërehet qartë edhe përsosshmëria e përdorimit të saj si “armë pa zhurmë” nga politika kosovare dhe ajo shqiptare.​

​Luajtja apo manipulimi me nostalgjinë, duke përdorur atë gjatë takimeve me qytetarë në takimet e vogla duke u shtuar premtimet si mbulesë të saj, e deri te fushatat e zgjedhjeve, që si objektiv kanë pjesën e qytetarëve të moshës së mesme dhe asaj të tretë, e cila përbën pjesën më të madhe të votuesve stabil dhe lojal, është njëra nga pikat e nxehta dhe dëshirë edhe e tyre që t’i rikujtosh një ngjarje apo ndodhi që pak a shumë lidhet me jetën politike dhe publike, dhe ata duartrokasin pa e ditur se kjo paraqitje e tyre sështë gjë tjetër përveç se edhe një mashtrim i radhës.​

​Qytetarëve tanë asgjë nuk i bën dobi përveç programeve zhvillimore, ideve dhe projekteve të përbashkëta, ngritja e nivelit të jetesës, standardizimi dhe ofrimi i kushteve për arsimim, shëndetësi koherente, ngritje të cilësisë edhe në fushën e mbrojtjes siç është policia dhe ushtria, ligjëvënësit duhet kaluar kritere për t’u ulur në ndenjësen e parlamentit, ministrat e zëvendësministrat e duke shkuar deri te shëbyesi më i vogël i hierarkisë së shtetit duhet ditur se një ditë do të japin llogari jo vetëm para qytetarëve por edhe para zotit, andaj luajtja me ndjenjat qytetare duke mashtruar vazhdimisht me “topin e nostalgjisë”, nuk është gjë tjetër veç se mashtrim, dhe qytetarët duhet një herë e përgjithmonë të kuptojnë se pa programe zhvillimore të qarta, pa ide me standarde nuk do të ketë ecje përpara.​

Me nostalgji nuk ndezet motori zhvillimor, por ndezet përkohësisht motori i brendshëm njerëzor!​

​Autor: Msc. Skender Berisha

Menu Title