.
×

Sot bëjet promovimi i librit “Dritarja e luftës”, i dëshmorit, Haki Bajrami



Shoqata e Shkrimtarëve “Naim Frashëri” e Fushë-Kosovës  dhe Teatri “Qëndresa” i Fushë-Kosovës, organizojnë sot promovimin e librit  “Dritarja e luftës”, një përmbledhje e poezive që i shpëtuan luftës, të autorit dëshmor, Haki Bajrami, i cili ra 15 vjet më parë në luftë, por jo me pushkë në dorë, por në një formë tjetër që ai e zgjodhi për t’u ballafaquar me armikun.

Libri i botua nga Shoqata e Shkrimtarëve “Naim Frashëri” e Fushë-Kosovës, me redaktor Jonuz Fetahaj, e recensentët: Ramadan Mehmeti e Hamza Halabaku, ndërsa u financua nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport e Fushë-Kosovës.

Promovimi i librit do të bëhet të mërkurën, më 24 shtator, në orën 18:00 në Qendrën e Kulturës në Fushë-Kosovë. Ju mirëpresim!