[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Sot dalin edhe 53 persona të tjerë nga Qendra e Studentëve pasi kanë rezultuar negativ në COVID 19



53 persona të cilët kishin rezultuar negativ me koronavirus, sot do të lirohen nga karantina.Gjatë ditës së diel, 53 persona që kanë qenë të vendosur në karantinë te Qendra e Studentëve janë testuar për COVID-19 dhe fatmirësisht që të gjithë kanë rezultuar negativ.Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka bërë të ditur se këta persona do të lirohen nga karantina dhe do të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë të tjera.

Postimi i plotë i Sadikut, pa ndërhyrje:

Testimi i radhës- Karantina COVID19Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në Karantinë për COVID19 .

Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 ditë në shtëpi!Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativ!

Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në Karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve,Policia e Kosovës, zyrtarëve të MSH,ekipeve mjekësore të IKSHPK-së, ekipeve mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madhe e të pa lodhshëm të vullnetarëve të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në Karantinë!

Menu Title