.
×

Sot tre muaj që kur Drin Leku kishte humbur jetën nga pakujdesia e mjekëve



Sot e tre muaj janë bërë që kur ju shua jeta një të riu nga fshati Baicë i Komunës së Drenasit, ajo natë e datës  6 dhe 7 gushtit 2018 ka qenë dhimbja më e madhe që e kanë perjetuar  familja Leku, shkruan Botapress.

Me pikëllim të thellë, atë natë e morën lajmin e rëndë dhe të papritur për vdekjen e djalit të tyre. Një dhembje e madhe, që do të mbahet mend gjatë, e cila iu shtua familjes ,e si të mos jetë dhimbje kur e dërguan djalin e tyre 19-vjeçar, në këmbët e tij në QKUK dhe e kthyen të shtrir sikurse ishte duke fjetur , por në fakt ai dukej i tillë  por realiteti ishte se familja tashmë kishte humbur Drinin. Shkruan Botapress

Rasti i tij tragjik, sikur dëshmon edhe një herë se Zoti, vërtetë  marrka njerëzit e veçantë pranë vetit, siç thuhet tash e sa kohë në besëtytnitë tona.  Ajo që dihet dhe bëri të vuajnë të gjithë ata që e deshën dhe e duan Drinin , të cilit edhe në këto çaste dhembjesh të rënda i qëndrojnë pranë, është fatkeqësia që këto ditë i ndodhi, kur papritur dhe në moshën më të mirë e në rininë më të bukur,humbi jetën.

Drini të cilin po e kujtojnë shoqëria, familja dhe njerëzit që e njihnin sot e tre muaj ai mbylli  sytë përgjithmonë , njeriut shembullor dhe personalitetit të veçantë siç e cilsuan njerëzit që e njihnin në moshë kaq të hershme dhe mënyrën më të dhimbshme, na preku në shpirt të gjithë neve, si ata që jetuan dhe bashkëpunuan nga afër me Drinin, ashtu edhe ata që e njohën atë, njëjtë bashkë-ndjejnë në zemër dhembjen e thellë, që ai me familje kalon në këto çaste,shkruan Botapress

Për fat të keq, nga ajo sa pamë në media, goditja ishte e tillë dhe nuk la asnjë mundësi shpëtimi pasi Drini humbi jetën në duar të mjekëve, në duar të atyre ku të gjithë i kanë shpresat

Është mese e natyrshme që humbja e çdo jete njeriu shkakton dhimbje, por rasti i vdekjes së papritur të Drinit në duar të mjekëve , në rininë e hershme të tij, kaloi çdo kufi të ndjeshmërisë personale, dhe këtë dhembje e bashkë-ndjejnë, jo vetëm familjarët, miqtë, shokët e dashamirët, por siç u pa edhe në realitet nga reagimet e shumta anë e mbanë vendit në Kosovë , shuarja e tij, u shndërrua në vuajtje të përbashkët për të gjithë pa dallim, kudo, shkruan Botapress

E kjo histori tragjike e datës 6 dhe 7 gushtit 2018 ka në fillim ku  dy ditë më herët, më 4 gusht kur Drini për shkak të vjellave dhe dhimbjeve të barkut kërkon ndihmë në Emergjencën e QKUK-së. Familja në një deklaratë për media kanë thënë se personeli mjekësor kanë refuzuar ta shtrijnë në spital, me arsyetimin se nuk ka asgjë serioze e që më këtë rast janë bërë pos shkeljeve ligjore janë shkelur dhe të drejtat njerëzore, shkruan Botapress.

Në momentin që Drini kishte shumë të vjellura dhe ju vështirësua gjendja shëndetsore, familjarët e dërguan 19-vjeçarin , por një ditë më pas Drini nuk u kthye më për t’I takuar familjarët e as për t’I parë shokët e shoqet pasi tashmë Drini kishte humbur jetën.

Familja janë ata që kanë thënë se personeli mjekësor kanë refuzuar ta shtrijnë në spital, me arsyetimin se nuk ka asgjë serioze.

Botapress ka mësuar nga burime se vizita e 4 gushtit është një nga pistat e hetimeve të Inspektoratit Shëndetësor. Sipas këtij burimi, ISH është duke hetuar nëse personeli mjekësor i ka dhënë shërbimin e duhur pacientit. Gazeta ka mësuar se Drinin e ka kontrolluar një specializant, emër i njohur për redaksinë. “Pacientin e ka kontrolluar specializanti dhe dyshohet se e ka lëshuar të shkoj në shtëpi pa u konsultuar me specialistin”, ka deklaruar ky burim.

Por Drinit dhimbjet nuk i janë ndalur dhe gjendja i është përkeqësuar më datën 6 gusht. I ndjeri ishte dërguar në Emergjencën e QKUK-së, por kujdesi sipas familjarëve, ishte i mangët dhe i shpërfillshëm. “Pritjet e mëtutjeshme të personelit mjekësor ishin të pajustikueshme. Më në fund mjekët vendosin ta operojnë, dhe nuk e dërgojnë në sallën modern të operimit, por e dërgojnë në sallën e operimit në Bodrum, ku nuk kishte as kushte minimale”, kanë deklaruar familja Leku.

Xhaxhai Drinit, Naser Leku, ka deklaruar për Gazetën se personeli mjekësor kanë hezituar ta fusin pacientin në operacion pa vendimin e kirurgut Bedri Braha. Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në Klinikë disa herë gjatë ditës së 6 gushtit. Gazeta posedon raportin zyrtar të hyrje-daljes së Brahës nga parkingu i QKUK-së. Kirurgu ka dal nga QKUK në ora 17:41 dhe është kthyer në ora 18:49, ndërsa ka dal sërish në ora 21:24 për t’u kthyer në ora 21:54. “Disa mjekë të tjerë që kanë qenë aty na kanë thënë se nuk mund ta fusim në operacion pa ardhur Bedri Braha”, ka deklaruar Naser Leku.

Braha për Gazetën ka deklaruar se vendimin për operacion e ka marr shefja e ekipit, Dr. Preveza Abrashi, teksa shton se kanë bërë të pamundurën që operacioni të kryhej suksesshëm. Në anën tjetër, Abrashi nuk ka pranuar të flas lidhur me rastin duke thënë se për këtë ka dhënë deklaratën zyrtare në SHSKUK. Kujtojmë se në natën kritike klinika është inspektuar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, i cili rreth orës 00:30 ka konstatuar se Braha ka munguar në vendin e punës dhe si rezultat ka marr vendim për suspendimin e tij nga puna.

Në raportin zyrtar të përpiluar nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale me kërkesë të drejtorit të SHSKUK-së, Abrashi në deklaratën e saj ka shkruan se pacienti është pranuar në klinikë rreth orës 14:15 në repartin B. Abrashi shkruan në raport se Dr. Besim Sermaxhaj ka provuar tri herë t’ia vendos sondën nazogastrike, por pacienti nuk ka mundur ta durojë dhe ka vjellë.

Por ajo që tronditi opinjonin ka të bëjë dhe me faktin se Drini ishte lënë në gjëndje të rënd pa u marrur askush më të, për të shkuar deri në sallën operative, familjarët thonë se janë sjellë me pacientin rreth 40 minuta nëpër korridoret e Kirurgjisë. “Koha derisa është dërguar prej një korridori në tjetrin, kat mas kati, ka zgjatur së paku 40 minuta, dhe vetëm maltretimi gjatë kësaj rruge për 40 minuta ia ka shkaktuar vdekjen Drin Lekut, të cilit ia kthejnë jetën me pompimin e zemrës, e pastaj ia fillojnë operacionit, por ishte tepër, tepër vonë për çdo gjë, dhe kështu për shkak mosofrimit me kohë të ndihmës mjekësore adekuate profesionale, si dhe për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, gjatë operacionit i shkaktohet vdekja me dt.08.08.2018 në ora 00:06 minuta, në mënyrë të panatyrshme dhe të parakohshme’’, thuhet në deklaratën e familjes.

Ndonëse Abrashi ka shkruar në raport se gjendja e Drinit ishte stabilizuar, ajo ka pranuar poashtu se i ndjeri kishte pësuar sulm tahikardie me puls mbi 190/min. Pas masave reanimatore, kishte filluar operacioni rreth orës 22:40 nga operatori Dr. Bedri Braha, Dr. Besim Sermaxhaj dhe Dr. Ilir Hajzeri, anesteziologë Dr. Tyrkan Karabegler dhe teknikët e anestezionit.

“Në minutat e para të operacionit pacienti pëson fibrilacion ventrikular dhe operacioni duhej të ndërpritej që të fillohet me reanimim urgjent, mesazhe të zemrës nga kirurgu Dr. Bedriu dhe masat reanimatore nga anestezioni. Pacienti në ato momente vjellë sasi të madhe të përmbajtjes me erë shumë të rëndë. Gjendja më pas stabilizohet dhe operacioni vazhdon”, thuhet në raport.

Pas operacionit, pacienti ishte dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror, ndërsa sipas deklaratës së familjarëve Drin Leku ka ndërruar jetë më datën 7 gusht në ora 00:06. Ata kanë shtuar se kufoma e të ndjerit ka qëndruar në korridorin e QKUK-së deri në ora 8:30 të mëngjesit, pasi personeli nuk e kishte raportuar rastin në Polici, përkundër kërkesës së tyre. Familja ka dyshime se qëndrimi në temperaturë të lartë i kufomës, ka humbur gjurmët e sëmundjes dhe operimit. Obduksioni i kufomës është bërë një ditë më vonë, ndërsa raporti nuk është përfunduar ende.

Vdekja e Drin Lekut u përmend edhe në Parlamentin e Kosovës ku deputeti Kamishi ju drejtua ministrit të shëndetsisë Ismajli “Mos hesht, por reago” . Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli që të reagojë lidhur me vdekjen e Drin Lekut nga Baica e Drenasit, pasi atij nuk i ishte ofruar trajtimi i duhur mjekësor.

Ai tha se “ gjendja në sektorin e shëndetësisë në Kosovë nuk është aspak e mirë dhe se këtë më së miri e tregoi edhe rasti i fundit i vdekjes së të riut.

‘’Ministër i Shëndetësisë Uran Ismajli mos hesht, reago dhe vepro për rastin e vdekjes së Drin Lekut. Z. Ismajli kur ju keni marrë detyrën një vit më parë, pat ndodhë rasti i vdekjeve te dyshimta në QKUK, për shkak të gazit oksidul, ju reaguat dhe keni bërë mirë qe keni bërë shumë deklarime të cilat sot nuk po ua rikujtoj sepse besoj se e dini çfarë keni thënë, ju reaguat edhe ne disa raste të tjera, ju reaguat dhe gjatë kësaj jave për disa inspektime e ndëshkime në QKUK, prandaj ju duhet të reagoni dhe veproni në rastin e vdekjes së Drin Lekut”, shkroi Kamishi në FB.

Po ashtu tha se duhet të shkoni t’I vizitoni këtë familje për ta kuptuar gjëndjen e sistemit tonë shëndetsor

“ Ju nuk duhet të heshtni në këtë rast, ju duhet te reagoni, ju duhet të shkoni në Baicë të Drenasit në familjen Leku të cilët humbën birin e tyre Drinin 19 vjeçar. Në Baicë, në familjen Leku do të shihni pasojat e mos funksionimit të sistemit tonë shëndetësor” kishte deklaruar Kamishi.

Po ashtu Daut Haradinaj foli për këtë rast pikërisht në Kuvendin e Kosovës duke kërkuar sa më shpejt zbardhjen e rastit

“Duhët te bëhët sa më parë hetimet dhe të zbardhet rasti, sa e sa fëmije do të humbin jetën nga pakujdesia e mjekëve” kishte deklaruar Haradinaj

Por deklarata e e shpjegon shumë mirë se çka kishte ndodhur saktësisht me fatin e Drinit , familjarët e Drin Lekut thonë se ai disa herë ishte për trajtim në institucionet shëndetësore publike, por derisa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar atij nuk i ishte ofruar përkujdesja dhe trajtimi i duhur mjekësorë, për pasoj gjendja e tij ishte rënduar se tepërti dhe përfundoi me fatalite  Babai i 19-vjeçarit Drin Leku ai I cili nuk mund të përballoj dhimbjen sado që po mundohet , lotët e tij po i rrodhin pasi dhimbja për brenda tij po ja djeg shpirtin , Babai i të ndjerit i cili punoë për të ardhmën e fëmijeve të tyre dhe që punonte për të ja përmbushur dëshirat edhe Drinit që tash më nuk e ka , Rrustem Leku, e ka varrosur të birin pa e ditur shkakun e vdekjes së tij saktësisht vetëm nga ajo që mendonte se mund të ishte dhimbjet që i kishte  por ai i tashmë po kërkon një përgjigje nga organet e hetuesisë, ndërsa ka treguar rrethanat në të cilat ndërroi jetë i biri Drini. Rrustemi ka thënë se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e moskujdesit nga mjekët e QKUK-së

“Babi, bane mirë qe më prune”, kishin qenë fjalët që 19-vjeçari, Drin Leku, ia kishte thënë prindit të tij, Rrustemit, pasi që ky i fundit e dërgoi në QKUK për trajtim, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të djalit të tij në mesnatën e 6 gushtit të këtij viti.  Por nga aty, Drini nuk arriti të dilte i gjallë. Ai ndërroi jetë 2 ditë më vonë, më 8 gusht në QKUK.

Rrustemi bëhët i fortë për të treguar historin e humbjës të djalit të tij  “Ka qenë e shtunë, data 4, muaji i 8, djali ka pasë dhimbje. E kam marrë e kam çua në Drenas. Aty më thanë duhet me e dërgu në Prishtinë. Kur e çova aty, ish kanë tollovi në Emergjencë pasi që ishin duke e renovu. E çova djalin në një klinikë tjetër. Aty tepër ngarkesë si pazar. E ndiva veten shumë keq. Trajtimet kanë qenë jo të mira. Ka pasë mangësi të mëdha të kontrollave për djalin tim. Kur e çova djalin aty më thanë me ia ba disa analiza dhe ultrazërin. Ia kryva djalit të dyja. E pa fotografimin edhe më thanë s’ka kurgjo djali. Tha mundesh me marrë, ni infuzion ndoshta me ia dhanë, ky s’ka nevojë për tjetër”, rrëfen për përvojën e parë me mjekët e QKUK-së, babai i Drenit tashmë të ndjerë.

Pas asaj, Drenin, familja e kishte kthyer në shtëpi, për t’u rikthyer sërish në spital më datën 6 gusht. Por, në Emergjencën e QKUK-së, kujdesi i mjekëve ndaj Drenit, sipas familjarëve sërish ishte i mangët. Rrustemi ka shpjeguar për Express, se si i vetëm ishte detyruar që djalin në gjendje të keqe shëndetësore me shtratin e spitalit ta merrte e ta dërgonte në katin e dytë të emergjencës për t’ia kryer fotografimin. Pavarësisht se Dreni në ato momente kishte të vjella dhe marramendje.

“Djali vazhdimisht kishte të vjella. Në QKUK më dërgonin bashkë me djalin me ba fotografime. Unë i vetëm me djalin kam bërë 1 orë për me e dërgua në katin e dytë për fotografim. Krejt vetë me djalë u nisa për këto punë. Isha në lift, unë me krevat e kisha djalin, isha veç vetë, mjekët nuk më vinin në katin e dytë për me e dërgua djalin. E kam pa tmerrin”, rrëfen me lot në sy për trajtimin e djalit të ndjerë në QKUK,prindi Rrustemi

E pas përkeqësimit të gjendjes së pacientit 19 vjeç, mjekët e QKUK-së urgjentisht ishin mbledhur për ta dërguar në sallën operative. Por për të shkuar deri atje, familja bashkë me stafin mjekësor kishin bërë më shumë se gjysmë ore. Kështu po deklaron prindi i të ndjerit. “Djalin e kanë operua në bodrum. Rruga e gjatë, krevati kërciste në ato vijat e spitalit. Në gjysmën e korridorit mjekët kanë fillu me vrapua. Kur arritëm te lifti, ai ishte mbyllë. Vrapo me i thirrë në telefon për me i lëshu liftat. Për disa minuta jemi endë për me e gjete mënyrën me dërgua djalin në sallë”, tregon tutje prindi i 19-vjeçarit.

Ai pas operacionit kishte qëndruar në Mjekimin Intensiv Qendror të QKUK-së, duke ndërruar jetë më 08.08.2018 në orën 00:06.

“Vonesat kanë qenë shumë të mëdha. Kur e kanë pa djalin që ka vjellë është dashtë me intervenu. Unë sot nuk e di arsyen përse më ka vdekur djali”, rrëfen Rrustemi. Familja e Drin Lekut, po e akuzon stafin mjekësor të QKUK-së për trajtim jo të duhur mjekësor dhe neglizhencë. Për këtë punë, i ati Rrustemi po kërkon hetim nga organet e hetuesisë kosovare. “Unë do të kërkoj drejtësi për gjithë këto sjellje. Kjo nuk është plagë e vetëm një prindi por e gjithë familjes, motrave, vëllait. Jetën na e kanë prishë.

Ai thotë se emrat e të gjithë mjekëve që ia kontrolluan djalin tashmë janë në duar të organeve të hetuesisë dhe Inspektoratin Shëndetësor. Nga familja e të ndjerit rrëfejnë se deri më 5 gusht, djali i tyre, Dreni, kishte punuar si mekanik në punëtorinë të cilën e kishte në oborrin e shtëpisë së tij. “Djali nuk ka qenë asnjëherë i sëmurë. Ka punu mekanik. Ia kam hapë punëtorinë këtu para shtëpisë. Kurrfarë shqetësimi nuk ka pasë. Kjo punë ka ndodhë nga moskujdesi. Unë tash jam në gjyq me QKUK-në. Kam ushtrua padi”.

Dreni ka ndërruar jetë në mesnatën e 8 gushtit. Kufoma e të ndjerit, sipas familjes, kishte qëndruar në korridorin e QKUK-së deri në orën 8:30 të mëngjesit. Ata kanë dyshime se qëndrimi në temperaturë të lartë i kufomës, ka humbur gjurmët e sëmundjes dhe operimit. E për të hedhur dritë në gjithë këtë punë, hetimet po i vazhdon edhe Inspektorati Shëndetësor i Kosovës. Këta të fundit në një përgjigje dhënë Gazetës kanë deklaruar se janë në fazën e grumbullimit të provave.

“Inspektimi për rastin në fjalë ka filluar, por ende jemi duke grumbulluar prova (deklarata të mjekëve të cilat vonohen për shkak të pushimeve vjetore, raportit të mjekësisë ligjore dhe të dhënave të tjera relevante). Pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion, do të lëshohet raport inspektimi në të cilin do të rekomandohen masat përkatëse”, ka deklaruar ditë më parë për Express sqaron kryeinspektorja Ardita Baraku.

Në Polici, po ashtu, thonë se janë duke e pritur raportin final të autopsisë të Institutit të Mjekësisë Ligjore për këtë punë. Nga këto institucione hetimore thonë se pas raportit do të merren veprimet e tjera hetimore. Ndërkohë, në Mjekësinë Ligjore po bëhen vlerësimet për këtë rast dhe pritet që pas disa ditësh të dalin rezultatet. Derisa Drin Leku ka ndërruar jetë në mesnatën e 8 gushtit, edhe përse ndihmën e kishte kërkuar qysh në datën 4 dhe 5, por ai u pranua në spital vetëm me datën 6.

Pas tre muaj nga vdekja e 19-vjeçarit në QKUK, hetimet ende janë duke vazhduar nga Inspektorati Shëndetësor i MSH-së dhe Policia e Kosovës. Rasti ende nuk ka përfunduar në Prokurori, ndërsa Gazeta ka mësuar se janë dy pista të dyshimeve që kanë çuar në vdekjen e pacientit, gabimi i një specializanti në Emergjencën e QKUK-së dhe vonesën e kirurgëve për të kryer operacionin

Por nga e gjithë kjo ngjarje tronditse janë bërë plotë tre muaj dhe familja sot ende është me shpresen se do të zgjidhet ky rast dhe do të marrë dikush përgjegjsi dhe masa ndëshkuese, pasi gjithmonë sipas tyre mjekët janë ata që Drinin e lanë të vdiste dhe nuk i ofruan ndihmë që duhët të merrte, nga sot Drini më nuk do jetë në mesin e shoqërisë, nuk do mund të ndjek drejtimin e tit ë preferuar ne universitet, nuk do të mund ta shohë Nënën , babain e as dy motrat, Drini që tre muaj nuk do të ketë mundësin që dal ta pret në aeroprt vëllaun e tij që vinte çdo hërë me gëzim që ta takonte Drinin e gjithë kjo si pasojë e neglizhencës të stafit mjekësor në Kosovë, shkruan Botapress.