[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Spahiu: Rugova ishte Zot në profesionin e tij



Lidhja Demokratike e Kosovës është partia më me vlera që ka lënë gjurmë në Kosovë. Ajo së bashku me ish presidentin Rugova ka bërë që kjo parti të dallohet nga partitë e tjera me disa vlera, kështu vlerësuan disa nga anëtarët e kësaj partie në emisionin “Zona e Debatit” në KlanKosova.

Anëtari i LDK-së, Naser Rugova ka theksuar se “LDK-ja që një çerek shekulli jetë është organizatë e lidhjes shqiptare, e cila, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit , i ka artikuluar kërkesat e shqiptareve në ish Jugosllavi në mënyrën më të mirë të mundshme…”.

“LDK kurrë nuk ngutet , por çdo herë ka arritur me kohë. LDK gjithmonë e ka pasur qëllimin ta ruajë postulatin e presidentit Rugova e që ishte liri, pavarësi, demokraci”, ka thënë Rugova, duke shtuar se LDK-ja është duke transformuar dhe profilizuar si një parti e madhe.

Në anën tjetër njëri ndër anëtarët e parë të LDK-së, Ramadan Musliu ka theksuar se LDK ka lindur në kohën kur ndryshimet më të mëdha filluan diku tjetër. Musliu gjithashtu theksoi se LDK është një formë e re e organizimit dhe se zhvillimi i kësaj partie është proces kompleks.

E analisti Nexhmedin Spahiu siç duket e kujton më së miri figurën e ish presidentit Rugova, ani pse sa ishte gjallë, Spahiu ka qenë kritikuesi më i madh i tij.

“Ibrahim Rugova ka qenë një resurs shumë i madh, ai ka qenë Zot në profesionin e tij. Rugova asnjëherë nuk ka gënjyer. Ai u ka dhënë shpresë qytetarëve siç e ka për obligim një politikanë. Ai nuk ka gënjyer si Isa Mustafa, i cili ka deklaruar se nuk bënë koalicion asnjëherë me PDK-në, dhe prapë se prapë e bëri”, tha Spahiu.

Ai gjithashtu theksoi Ibrahim Rugova ka qenë shumë i paq, ka qenë i pakompromis në kohën kur Kosova është dashtë mu kthye nga Perëndimi, dhe se shëmbëlltyra e tij duhet ti shërbejë Kosovës.

Ndërkaq ish kandidati për deputetë të LDK-së, Bajrush Morina ka theksuar se LDK është në pushtet për herë të parë pas shumë kohësh.

“Është një sfidë e madhe që pas një katandisje të shtetit, LDK ka marrë guximin që të menaxhojë shtetin në këtë situatë. Guximi i Isa Mustafës për të qeverisur shtetin në gjendjen të cilën e ka lënë Hashim Thaçi është për tu lavdëruar”, është shprehur Morina.

Ai më pas ka theksuar se LDK është shembull se si zhvillohen zgjedhjet e brendshme, dhe se ajo ka proces transparent dhe demokratik.

Menu Title