[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Stoltenberg uron Biden: Sot është një fillim i ri për Aleancën Transatlantike



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë reagim të menjëhershëm ndërsa uron Joe Biden për inaugurimin si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

”Në emër të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, unë e përgëzoj Joe Biden për inaugurimin e tij si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara dhe Kamala Harris si Zëvendës President. Sot është fillimi i një kapitulli të ri për Aleancën Transatlantike’’, thotë ai përmes një reagimi, njofton Botapress.info

Menu Title