.
×

Stresi shkel në zebra një këmbësore në Prishtinë



Reperi problematik shqiptar Stresi, i cili njihet për skandalet e shumta, për shkak të të cilave shpesh përfundon në polici, së fundmi është përfshirë në një aksident komunikacioni në Kosovë.

Reporteri.net mëson se ai ka goditur me veturë një këmbësore në Prishtinë.

Siç shihet në fotot e siguruara, aksidenti ka ndodhur tek “Qafa”, ndërkohë që qytetarja ishte duke kaluar zebrat, kur vetura e Stresit e goditi duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Kujtojmë se reperi shqiptar ka pak javë që është liruar nga burgu pasi ishte akuzuar për trafikim me drogë.