.
×

Suedia zgjedh sot parlamentarët e rinj, në garë edhe 6 shqiptarë



Sot e diele me 14 shtator mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Suedi Në zgjedhje do të ketë edhe pak “dorë” shqiptare, pasi janë plot 6 kandidatë të cilët garojnë për t’u bërë anëtarë të parlamentit.

Kandidatët shqiptarë janë Adnan Dibrani, Arba Kokalari, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Erikson dhe Shkurte Xhemajli.

Ata pritet të gëzojnë mbështetje jo vetëm nga komuniteti shqiptar atje, i cili gëzon të drejtën e votës nëse kanë nënshtetësi suedeze apo nëse janë regjistruar në censusin e fundit të kryer në vend.

Ndërkohë, të dy partitë kanë qenë mjaft aktive në qendër të qytetit. Pika më e rëndësishme e debateve ka qenë pa diskutim sistemi arsimor, sidomos ai i nivelit të ulët.

Çështje të tjera të ndjeshme janë edhe financat dhe politika e jashtme.