.
×

Sulmi ndaj Arbana Xharrës, pjesë e raportit të Departamentit Amerikan të shtetit



 

Sulmi ndaj Arbana Xharrës I ndodhur më 13 majt të vitit tw kaluar është bërë pjesë e raportit të Departamentit Amerikan twë shtetit në pjesën ku flitet për të drejtat e njeriut, shkruan Botapress.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Arbana Xharra në një postim të saj në Facebook

 

Sot Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut, ku trajtohet edhe sulmit ndaj meje. Gati një vit ka kaluar nga ai sulm brutal dhe ende institucionet e sigurisë në vend e as prokuroria nuk kanë dale me të dhëna se kush ishin ata dy që më rrahen pa mëshirë me 13 Maj. Une nuk do të ndalem se kërkuar se kush më ka sulmuar deri në gjetjen dhe dënimin e atyre bishave që përpos goditjeve që më kanë dhënë mua, kanë terrorizuar familjen dhe dy fëmijët mi!