[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Surroi: Formimi i Qeverisë pa pëlqimin e Vetëvendosjes si parti e parë është antikushtetues



Sipas shkrimtarit dhe publicistit, Veton Surroi, çdo përpjekje për krijimin e Qeverisë. pa pëlqimin e partisë më të votuar do të ishte antikushtetues.“Çfarëdo përpjekje për të formuar Qeveri pa pëlqimin e Lëvizjes Vetëvendosje, ose në kundërshtim me vullnetin e saj do të jetë kundër kushtetues, siç ka qenë kundër kushtetuese sipas Gjykatës Kushtetuese në rastet e më hershme”.

“Çdo gjë që është përtej gjendjes së tanishme “adakta” do të jetë një përpjekje për dhunim kushtetues dhe për degjenerim të mëtutjeshëm të ambientit politik në Kosovë. Kjo është e panevojshme”, ka thënë Surroi në Rubikon në Klan Kosova.

Surroi ka theksuar se bashkë me krizën e pandemisë, në Kosovë duhet të zgjidhet edhe ajo politike.“Mençuria e këtij vendi do të ishte që këtë krizë të pandemisë dhe krizën politike ta zgjidhë gradualisht. Fillimisht duke mos u zhytur më thellë si në pandemi, ashtu edhe në baltën politike e cila është këtu dhe duke e zgjidhur krizën e pandemisë, në mënyrë paralele të zgjidhen edhe problemet politike”, ka thënë Surroi.

Menu Title