Etiketë: Gjuha shqipe

Bledi Filipi: Dy fjalë rreth artikullit të Science për vjetërsinë e shqipes  

    Lajmi u përhap me shpejtësinë e dritës, a thua se dëgjohej e lexohej për të parën herë. Si fillim do të përpiqem shkurt të përmbledh se ç’kanë thënë për shqipen.   J. Hahn, në veprën "Studime shqiptare" (1854), me të cilën shënoi një etapë të re në më shumë se një fushë të albanologjisë, shtroi pyetjen se a janë shqiptarët autoktonë në vendbanimet e sotme të tyre, pyetje së cilës ai iu përgjigj në mënyrë pohuese. Ai i shihte shqiptarët si pasardhës të ilirëve, me të cilët afroi epirotët e maqedonasit, duke e lidhur gjithë këtë me pellazgët parahistorikë. Për të argumentuar tezën e tij të prejardhjes ilire të shqiptarëve e të gjuhës së tyre, Hahni përdori edhe materialet gjuhësore. Teoria e prejardhjes së shqipes, nëpërmjet ilirishtes, nga pellazgjishtja, u përkrah përpara Hahnit e për një periudhë edhe pas tij nga një radhë autorësh arbëreshë, duke filluar nga Nikollë Keta i shek. XVIII gjer te poeti i madh arbëresh Jeronim De Rada, që e mbrojti atë me zjarr gjer në fund të jetës së tij. Ajo u bë teza e përgjithshme e rilindësve tanë, që, duke theksuar me të lashtësinë e popullit shqiptar, kërkonin të vinin në dukje të drejtat e tij për të qenë zot i vetvetes e për të marrë vendin që i takonte në mes të popujve të lirë e të pavarur të Evropës. (Buda, 1987:25) G. Mayeri më pas e pati caktuar vendin e shqipes, duke theksuar sidomos lidhjet e saj me arealin indoevropian. H. Pederseni solli disa përkime me armenishten. N. Jokli përforcoi qëndrimin e Mayer-it. Pas Joklit përkimet speciale leksikore midis shqipes dhe gjuhëve indoevropiane flasin për raportet e lashta të paraardhësve të shqiptarëve me paraardhësit e baltëve, gjermanikëve etj. Këto janë thënë shekuj më parë nga albanologë të huaj dhe gjuhëtarë shqiptarë. Por para disa ditësh një lajm bëri bujë, sa kaloi në kryelajm në gazeta dhe televizione. Ishte për “zbulimin” e madh se shqipja është një ndër tri gjuhët më të vjetra në botë. Por kur e lexova këtë lajm edhe në faqen e AShSh-së, mendova: deri këtu arritëm? Dikush mund të thotë me të drejtë, u bëre ti të ...