.
×

Taksa ndaj prodhimeve serbe, takohen Mustafa dhe Kurti



Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur në zyrat e LDK-së në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar një takim me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.Takimi i cili pritet të fillojë pas pak ka të bëjë me heqjen e taksës ndaj prodhimeve serbe.

Para takimit me Kurtin, Isa Mustafa, ka kritikuar atë, duke thënë se vendimi i tij i djeshëm është dashur që fillimisht të shtrohet në qeveri, e pastaj të publikohet.